Bota

Gjenden 5 trupa pa jetë në avionin e rrëzuar amerikan në Japoni

Në kohën e rrëzimit, ‘Osprey’ kishte qenë në një fluturim stërvitor nga një bazë ajrore e Korpusit Detar të SHBA në prefekturën Yamaguchi dhe ishte nisur drejt bazës ajrore Kadena në Okinaua.

D.XH
Gjenden 5 trupa pa jetë në avionin e rrëzuar amerikan në
Avioni

JAPONI - Ekipet amerikane dhe japoneze të kërkimit kanë gjetur pesë trupa në rrënojat e një avioni ushtarak amerikan, që u rrëzua pranë ishullit Yakushima javën e kaluar. Avioni, një aeroplan hibrid CV-22 Osprey, mbante tetë persona në bord, kur u rrëzua javën e kaluar. Përplasja bëri që Tokio të kërkonte që SHBA-ja të ndalonte avionët e saj Osprey në vend.

Në kohën e rrëzimit, ‘Osprey’ kishte qenë në një fluturim stërvitor nga një bazë ajrore e Korpusit Detar të SHBA në prefekturën Yamaguchi dhe ishte nisur drejt bazës ajrore Kadena në Okinaua. Avioni kërkoi një ulje emergjente në ishullin Yukushima, përpara se të rrëzohej në det të hapur. Dëshmitarët okularë më vonë raportuan se avioni u përmbys dhe ishte në flake, përpara se të rrëzohej. Shkaku i ngjarjes mbetet i paqartë.

Në një deklaratë të hënën, Komanda e Operacioneve Speciale të Forcave Ajrore të SHBA tha se ekipet e kombinuara amerikane dhe japoneze, që punonin për të gjetur aeroplanin patën një përparim, kur anijet e tyre dhe ekipet e zhytjes ishin në gjendje të lokalizonin mbetjet, së bashku me rrënojat e avionit. Përpjekjet për të nxjerrë anëtarët e mbetur të ekuipazhit nga rrënojat vazhdojnë. Trupat ende nuk janë identifikuar. Trupi i viktimës së parë të identifikuar u gjet vetëm disa orë pas aksidentit.

Gjenden 5 trupa pa jetë në avionin e rrëzuar amerikan në
Kerkimet per gjetjen e trupave

Forcat Ajrore thanë se viktima i parë ishte Shefi i stafit Jake Galliher, një 24-vjeçar nga Massachusetts, i cili ishte pjesë e një njësie të inteligjencës të caktuar në bazën ajrore Yokota në Japoni. I prezantuar për herë të parë në 2007, Ospreys funksionon si një helikopter dhe një avion turboprop. Në një incident të veçantë në gusht, një model tjetër Osprey u rrëzua gjatë një stërvitje ushtarake në Australi, duke vrarë tre marinarë amerikanë dhe duke plagosur 20 të tjerë.

Një tjetër përplasje ku u përfshi një Osprey në shkretëtirën e Kalifornisë vitin e kaluar shkaktoi vdekjen e pesë marinsve. Japonia - i vetmi vend tjetër në botë përpos Amerikës, që përdor Ospreys - ndaloi përkohësisht flotën e saj të avionëve javën e kaluar. Tokio gjithashtu kërkoi nga SHBA-ja të ndalonte 30 Ospreys që kishte me bazë në Japoni, derisa të kryheshin inspektime për të konfirmuar sigurinë e tyre. Si pjesë e një marrëveshjeje ushtarake Japoni-SHBA, Tokio do të përjashtohet nga hetimi për rrëzimin e avionit. ​/Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB