Bota

Gemini i Google hakeron 3 kompani gjatë një testi sigurie, AI vepron i vetëm

Gemini modeli i AI të Google arriti të depërtojë në sistemet e tre kompanive pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

M.K.

 

Gemini i Google hakeron 3 kompani gjatë një testi sigurie, AI vepron i
foto ilustruese

SHBA- Një test i sigurisë kibernetike ka nxjerrë në pah një zhvillim të ri në aftësitë e inteligjencës artificiale. Gemini modeli i AI të Google arriti të depërtojë në sistemet e tre kompanive pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë njerëzore.

Ngjarjet u regjistruan gjatë një testi të zhvilluar në muajin maj nga kompania e sigurisë kibernetike Irregular. Sipas Google modeli përdori informacionet që gjeti në internet për të identifikuar sistemet që i konsideronte pjesë të testimit dhe më pas tentoi të përdorte kredenciale të hamendësuara.

Në një prej rasteve Gemini provoi variante të ndryshme fjalëkalimesh derisa arriti të hynte në një sistem të mbrojtur. Pasi siguroi aksesin modeli ndaloi veprimet e mëtejshme.

Kompanitë që u prekën gjatë testimit u njoftuan për rastet, ndërsa sipas Irregular problemet e identifikuara janë korrigjuar.

Rasti ka ngritur pikëpyetje të reja mbi nivelin e autonomisë që mund të arrijnë modelet e inteligjencës artificiale. Ndërsa sistemet e AI po aftësohen të kërkojnë informacion të marrin vendime dhe të kryejnë veprime në mënyrë të pavarur, siguria kibernetike po përballet me një realitet të ri.

Zhvillimi vjen në një kohë kur kompanitë teknologjike po testojnë gjithnjë e më shumë modelet e tyre për përdorim në sigurinë kibernetike, por edhe po përballen me shqetësimin se të njëjtat aftësi mund të përdoren për sulme reale.

Rasti i Gemini tregon se kufiri mes një sistemi që thjesht jep udhëzime dhe një AI që vepron vetë në internet po bëhet gjithnjë e më i hollë./ZËRI

Poll

MOS HUMB