
NEW YORK- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden gjatë fjalimit të tij në samitin e New York, harroi se ku ndodhet dhe i uroi mirëseardhjen liderëve botërorë në Uashington.
“Faleminderit, faleminderit! Mirë se vini në Uashington”, përshëndeti Biden liderët botërorë.
Kjo gafë e presidentit amerikan bëri xhiron e rrjetit dhe u kritikua nga qytetarët për gabimet e shpeshta që Biden ka bërë. Madje disa u shprehën se ata e kuptojnë tashmë se përse ai nuk do të kandidojë sërish dhe ia la vendin Kamala Harris.
Madje as vetë Biden nuk e kuptoi gabimin e tij dhe vazhdoi fjalimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. /ZËRI