Bota

Fundosja e jahtit luksoz, gjenden katër trupa të pajetë, identifikohen viktimat

Kërkimet ende vazhdojnë në përpjekje për të gjetur manjatin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hanna

I.F
Fundosja e jahtit luksoz, gjenden katër trupa të pajetë,
Viktimat

PALERMO- Ekipet e kërkimit italiane dhe britanike kanë gjetur 4 trupa mbrëmjen e djeshme në rrënojat e jahtit luksoz Bayesian. Autoritetet bëjnë me dije se viktimat janë Jonathan Bloomer, presidenti i Morgan Stanley International, gruaja e tij Anne Elizabeth, avokati Chris Morvillo dhe gruaja e tij Nada.

Ndërsa kërkimet ende vazhdojnë në përpjekje për të gjetur manjatin britanik Mike Lynch dhe vajzën e tij 18-vjeçare, Hanna. Ndërsa disa ditë më parë u gjet trupi i një tjetër viktime, ai ishte një anëtar i ekuipazhit, kuzhinieri Recaldo Thomas, me origjinë nga Antigua i lindur në Kanada.

Jahti lukzos u fundos të hënën në brigjet e Palermos pas një tornadoje. Në bord ndodheshin 22 persona, 15 të cilët u shpëtuan mes tyre edhe gruaja e Mike Lynch, e cila ishte pronarja e jahtit. Kërkimet ende po vazhdojnë për trupat e dy të zhdukurve të tjerë. Ndërsa sipas Guardian, ata janë shpallur zyrtarisht të vdekur. /ZËRI

Poll

MOS HUMB