Bota

Frikë në Bruksel, nga mundësia që Orban të drejtojë Këshillin e Europës pas largimit të Michel

Që nga kthimi në pushtet në vitin 2010, Orban është përplasur vazhdimisht me Brukselin për çështje që variojnë nga pavarësia e gjyqësorit te politika e imigracionit dhe të drejtat e komunitetit LGBT+.

E.K
Frikë në Bruksel, nga mundësia që Orban të
Viktor Orban

BRUKSEL- Ankthi mbizotëron brenda Bashkimit Evropian, pas largimit të Charles Michel nga posti i presidentit të Këshillit Evropian, ndërsa Brukseli është i shqetësuar për mundësinë që kryeministri hungarez Viktor Orban, i njohur për idetë e tij anti-evropiane, të marrë drejtimin. Që nga kthimi në pushtet në vitin 2010, Orban është përplasur vazhdimisht me Brukselin për çështje që variojnë nga pavarësia e gjyqësorit te politika e imigracionit dhe të drejtat e komunitetit LGBT+. Në fakt, në takimin e fundit, në dhjetor, ai refuzoi të miratonte ndihmën e re për Ukrainën.

Përveç kësaj, Parlamenti Evropian vitin e kaluar shprehu shqetësimin për marrjen e udhëheqjes së Këshillit të BE-së nga Hungaria në gjysmën e dytë të vitit 2024. Nëse nuk gjendet pasardhës deri në qershor, procedurat evropiane parashikojnë, në rast të përfundimit të mandatit për shkak të aftësisë së kufizuar, që presidenti i Këshillit Evropian do të zëvendësohet përkohësisht nga lideri i vendit që mban presidencën gjashtëmujore të Këshillit të BE-së, dmth kryeson takimet evropiane në nivel ministror.

Nga ana e tij, Charles Michel njoftoi kandidaturën e tij në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të planifikuara për t'u mbajtur në periudhën 6-9 qershor dhe largimin e tij nga presidenca e Këshillit Evropian, duke filluar nga korriku, para përfundimit të mandatit të tij në nëntor.

Megjithatë, ai deklaroi se është e mundur ndryshimi i këtyre dispozitave “me shumicë të thjeshtë”. 

"Nëse ekziston një dëshirë për të shmangur Viktor Orban, ka opsione të ndryshme të mundshme," tha Charles Michel./ZËRI

Poll

MOS HUMB