Bota

Franca goditet nga cikloni “Chido”, qindra të vdekur dhe të plagosur!

Shërbimet e urgjencës po punojnë shumë për të vazhduar t'u vijnë në ndihmë banorëve të prekur.

F.m
Franca goditet nga cikloni “Chido”, qindra të vdekur dhe
Mayotte

FRANCË- Franca është goditur nga një ciklon që ka sjellë të paktën qindra të vdekur e qindra të tjerë të plagosur. Dëmi është kolosal në Mayotte pas kalimit të ciklonit Chido, më i dhunshmi në ishull që nga viti 1934. Numri i viktimave nuk dihet ende, ndërsa alarmi i kuq është ende në fuqi për të lejuar funksionimin e shërbimeve të urgjencës. Më shumë se 800 kujdestarë, zjarrfikës dhe shpëtimtarë do të jenë në terren deri të mërkurën.

Shërbimet e urgjencës po punojnë shumë për të vazhduar t'u vijnë në ndihmë banorëve të prekur.

Një njësi ndërministrore e krizës do të mblidhet dy herë në ditë për të monitoruar zhvillimet e situatës. Takimi i parë është organizuar tashmë mbrëmjen e kësaj të shtune në Matignon, me kryeministrin e ri François Bayrou. 

Një avion ushtarak duhet të transportojë 20 tonë ngarkesë humanitare. Anija Marion Dufresne, e destinuar për furnizimin e Tokave Jugore dhe Antarktike Franceze, do të vihet në dispozicion në ditët në vijim. 

Deri të mërkurën, pesë valë përforcimesh të sigurisë civile do të mbërrijnë në ishull. Rreth 700 njerëz pritet të mbërrijnë në Mayotte, përveç 210 anëtarë të personelit mjekësor. 

Poll

MOS HUMB