Bota

FOTOT- Gjenden trupat e pajetë të 6 pengjeve izraelite

Pengët ishin Hersh Goldberg-Polin , 23 vjeç, Eden Yerushalmi , 24 vjeç, Ori Danino , 25 vjeç, Alex Lubnov , 32, Carmel Gat , 40 vjeç dhe Almog Sarusi , 27 vjeç.

F.I
FOTOT- Gjenden trupat e pajetë të 6 pengjeve izraelite
PENGJET

IZRAEL-Trupat e gjashtë pengjeve të rrëmbyer të gjallë nga Hamasi më 7 tetor u gjetën nga një tunel në Rafah të Gazës jugore disa ditë më parë, pak pasi u vranë nga terroristët, njoftuan të dielën Forcat Mbrojtëse të Izraelit. Pengët ishin Hersh Goldberg-Polin , 23 vjeç, Eden Yerushalmi , 24 vjeç, Ori Danino , 25 vjeç, Alex Lubnov , 32, Carmel Gat , 40 vjeç dhe Almog Sarusi , 27 vjeç, raportojnë mediat e huaja.

Pas konfirmimit të vdekjes së Goldberg-Polin – një qytetar amerikan -, presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte “i shkatërruar dhe i indinjuar” nga lajmi. Në një deklaratë të dielën në mëngjes, IDF tha se trupat ishin kthyer në territorin izraelit. Ata u morën të gjithë peng më 7 tetor dhe u vranë nga organizata terroriste Hamas në Rripin e Gazës.

“Ata u rrëmbyen të gjallë në mëngjesin e 7 tetorit nga grupi terrorist Hamas. Trupat e tyre u gjetën gjatë luftimeve në Rafah, në një tunel, rreth një kilometër larg tunelit nga i cili shpëtuam Farhan al-Qadi disa ditë më parë”, tha Haggari. Në deklaratë shtohet se familjet e tyre tashmë janë njoftuar.

Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza për të shkatërruar Hamasin në përgjigje të sulmit të paprecedentë në jug të Izraelit më 7 tetor, në të cilin rreth 1200 njerëz u vranë dhe 251 të tjerë u morën peng. Më shumë se 40,530 njerëz janë vrarë në Gaza që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Hamasit./ZËRI

Poll

MOS HUMB