Bota

FOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex Soros

Sipas "Vogue", Abedin dhe Soros zgjodhën një festë me dy ceremoni në Hamptons — “një të vogël me familjen dhe miqtë e ngushtë" për të nënshkruar Nikahun në nder të besimit mysliman të Abedinit dhe Ketubahun për të nderuar trashëgiminë hebraike të Sorosit.

k.m.

FOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex Soros
Huma Abedin

SHBA- Huma Abedin dhe Alex Soros janë zyrtarisht burrë e grua. Të porsamartuarit thanë "Po" përpara një turme të mbushur me yje në pronën e madhe të familjes Soros në Southhampton. Nusja zgjodhi dy fustane të personalizuara për fundjavën e dasmës së tyre me familjen dhe miqtë. Sipas "Vogue", Abedin dhe Soros zgjodhën një festë me dy ceremoni në Hamptons — “një të vogël me familjen dhe miqtë e ngushtë" për të nënshkruar Nikahun në nder të besimit mysliman të Abedinit dhe Ketubahun për të nderuar trashëgiminë hebraike të Sorosit.

Nusja veshi Givenchy, të dizenjuar nga Sarah Burton, për festën më të madhe, dhe zgjodhi një fustan nga Erdem, krijuar nga Erdem Moralıoğlu, për ceremoninë më të vogël. Fustani Givenchy ka pamjen klasike të brandit; ka supe të theksuara, të frymëzuar nga Audrey Hepburn. Por, Abedin e përshkroi fustanin e saj Erdem si “eterial” dhe “të pabesueshëm”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

“Gjëja që më bëri të mbetem pa fjalë kur pashë fustanin është se Erdem Moralıoğlu kishte qëndisur emrin e babait tim në arabisht, brenda, pikërisht pranë zemrës sime. Babai im ndërroi jetë në vitin 1993 dhe ai ishte një person shumë i rëndësishëm në jetën time. Mendoj për të çdo ditë,”- tha Abedin për Vogue.

PAMJET NGA DASMA:

FOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex SorosFOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex SorosFOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex SorosFOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex SorosFOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex SorosFOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex SorosFOTOLAJM: Brenda dasmës së Huma Abedin dhe Alex Soros

Një burim i tha "PageSix" se djali i Abedinit, Jordan (të cilin ajo e ka me ish-bashkëshortin Anthony Weiner), ngriti një dolli në dasmë. Në event u shërbyen një shumëllojshmëri ushqimesh, mish viçi wagyu dhe supë me bizele dhe shumë pije speciale, së bashku me shampanjë dhe tekila. 

Abedini ka qenë e martuar më parë me politikanin Weiner, por kërkoi divorc në maj 2017 - nëntë muaj pasi u zbulua skandali i tij me mesazhe seksuale. Ajo dhe Alex u lidhën për herë të parë në shkurt të vitit 2024, kur postuan një foto ndërsa festonin Ditën e Shën Valentinit në një restorant në Paris./ZËRI

Poll

MOS HUMB