
RUSI- Një foto është publikuar nga funerali i Navalnit, ku trupi i tij shihet i shtrirë në një arkivol. Gjatë ceremonisë shihet se trupi i tij është mbuluar me lule, ndërsa fytyra e tij është lënë e pambuluar.

Ceremonia mortore ka mbaruar dhe kortezhi është larguar nga Kisha e Ikonës së Nënës së Zotit ‘Shuar hidhërimet e mia’. Trupi i Alexey Navalny ka mbërritur në varrezat e Borisovsky në Moskë. Nën forca të shtuara të sigurisë, mbështetësit e liderit të opozitës ruse Alexei Navalny formuan radhë të gjata pranë kishës në Moskë përpara funeralit të tij. Njerëzit thërrisnin "Navalny" ndërsa arkivoli i tij u mor nga një makinë e zezë pas mbërritjes në Kishën e Ikonës së Nënës së Zotit.
Ndërkohë që kambanat e kishës binin, qytetarët e mbledhur për t’i dhënë Navalnys lamtumirën e fundit, brohorisnin: Ai nuk kishte frikë, as ne nuk kemi”, “Faleminderit Alexei!”.
Varreza është rreth 2.5 kilometra (1.5 milje) nga kisha ku u bë funerali. /ZËRI