Bota

FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë, lëndohen 14 anëtarë të familjes

Kryeministri Albin Kurti, por edhe zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës, vizituan anëtarët e familjes.

D.XH
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 1

MITROVICË – Një bombolë gazi ka shpërthyer në fshatin Kçiq të Mitrovicës gjatë ditës së sotme, në banesën me kryefamiljar Burhan Brahimin. Si pasojë e shpërthimit të bombolës 4-litërshe, 14 familjarët që jetonin në këtë shtëpi kanë marrë lëndime të ndryshme.

Bëhet me dije se 3 nga familjarët kanë marrë plagë më të rënda, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime më të lehta. 14 anëtarët e familjes janë duke u trajtuar në Spitalin e Prishtinës. Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e bombolës së gazit. “Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin”, thuhet në raportin 24 orësh. Në raport më tej thuhet se përpos të lënduarve, nga shpërthimi ka pasur edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Mediat e Kosovës raportojnë se vajza 10-vjeçare e familjes ka pësuar lëndime të shumta dhe është dërguar për mjekim të specializuar në Suedi. 

FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 2
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 3
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 4
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 5
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 6
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 7
FOTO/ Shpërthen bombola 4-litërshe në Mitrovicë,
Mitrovice 8

Spitali në Prishtinë ka njoftuar se 4 pacientë janë në kujdes intensiv, ndërsa të tjerët janë transferuar në klinika të ndryshme të QKUK-ut. Të lënduarit janë vizituar nga politikanë të ndryshëm, si kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetisë Arben Vitia, kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza./ZËRI/

Poll

MOS HUMB