
ITALI- Një fluturim që përfundoi në tragjedi. Këtë të dielë, 9 qershor, dy persona humbën jetën në një aksident që ndodhi pranë aeroportit Toscany Flight, në komunën e San Miniato.
Ishte ora rreth 11.30 kur një aeroplan është rrëzuar në zonën e gjelbëruar të Via Cavane. Faza e uljes ishte në zhvillim e sipër, kur aeroplani me dy persona në bord doli jashtë kontrollit dhe u rrëzua duke u përplasur në tokë. Ata që humbën jetën ishin dy burra të moshës 40 dhe 50 vjeç, banorë të provincës së Pizës. Njëri ishte një pilot me përvojë, tjetri një mik i tij.
Ekipi i Zjarrfikëses së Pizës, i cili ka ndërhyrë në vendngjarje, ka nxjerrë dy trupat nga aeroplani.
Dinamika e saktë e asaj që ka ndodhur po hetohet nga policia.
Në orët e hershme të pasdites, Bashkia e San Miniato publikoi një mesazh ngushëllimi për atë që ndodhi: “Administrata bashkiake shpreh ngushëllimet e saj më të thella për aksidentin që ndodhi në aeroportin Toscany Flight në Casa Bonello mëngjesin e sotëm, ku dy persona humbën jetën e tyre”.