Bota

Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe njëkohësisht të rrezikuara Pandat e Kuqe

Ata jetojnë kryesisht në Nepal, Myanmar, Indi, Butan dhe Kinën qendrore.

E.K
Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe
Panda e kuqe

Shumë kafshë të egra ngjallin frikë tek këdo që i ndesh. Megjithatë, janë të paktë ato që janë aq të adhurueshme saqë bëjnë që këdo që i sheh të mbesë “me gojë hapur”. Një prej tyre është panda e kuqe. Është një kafshë e bukur me një gëzof të mrekullueshme, një fytyrë që të kujton një arush pelushi dhe putra të mëdha me kthetra të mprehta, me ndihmën e të cilave mund të ngjitet në pemë.

Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe
Panda e kuqe
Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe
Panda e kuqe
Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe
Panda e kuqe
Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe
Panda e kuqe
Çfarë i bën të 'adhurueshme' dhe
Panda e kuqe

Emri shkencor i pandas së kuqe është Ailurus fulgens dhe është një kafshë gjithëngrënëse, por kryesisht ushqehet me bambu. Ajo mund të ndajë emrin e saj me pandën tonë gjigante të dashur, por në fakt është më e lidhur me baldosët, rakunët dhe nusellat. Pandat gjigante kalojnë pjesën më të madhe të kohës në tokë, duke kërkuar ushqim, ndërsa pandat e kuqe preferojnë të bëjnë akrobaci në pemë. Ata jetojnë kryesisht në Nepal, Myanmar, Indi, Butan dhe Kinën qendrore.

Fatkeqësisht, pandat e kuqe janë të rrezikuara nga shpyllëzimi dhe gjuetia e gëzofit të tyre. Fakti që ata janë kaq të adhurueshëm rrit rrezikun, pasi shpesh bien viktimë e tregtisë së paligjshme të kafshëve shtëpiake. Le të shohim disa të vërteta interesante për ‘’mollën’’ lozonjare që të gjithë do të donim t'i dinim.

– Panda e kuqe është bërë e njohur si “panda e parë” pasi u emërua rreth 50 vjet përpara pandas gjigante.

– Është pak më e madhe në madhësi se një mace shtëpiake.

– Me kalimin e viteve, ekspertët e kanë kategorizuar pandën e kuqe si një lloj rakuni ashtu edhe si një lloj ariu. Sot ajo kategorizohet si i vetmi anëtar i familjes Ailuridae.

– Frédéric Cuvier, i cili botoi përshkrimin e tyre të parë shkencor perëndimor në 1825, e quajti atë "gjitari më i bukur që ekziston".

– Sipas shkencëtarëve, popullsia e pandave të kuqe do të ulet me 10% në tre gjeneratat e ardhshme. Aktualisht ka më pak se 10 000 kafshë të rritura në botë, dhe vetëm 2500 prej tyre jetojnë në natyrë.

– Logoja e shfletuesit Mozilla Firefox nuk përshkruan një dhelpër, por një panda të kuqe. Një pseudonim kinez i përdorur për pandën e kuqe është "dhelpra e kuqe".

– Regjistrimi i parë i pandave të kuqe gjendet në një regjistër të dinastisë Zhou nga shekulli i 13-të. Ekzistenca e tyre u bë e njohur për evropianët gjashtëqind vjet më vonë.

– Shkencëtarët besojnë se pandat e kuqe si specie janë një tregues i rëndësishëm i shëndetit të ekosistemit të Himalajeve.

– Personazhi Master Shifu nga filmi Kung Fu Panda është një panda e kuqe.

– Këto janë kryesisht kafshë të vetmuara dhe të turpshme, me përjashtim të rasteve kur çiftëzohen.

– Ata pastrohen me gjuhë, si macet.

– Për shkak të madhësisë së tyre jashtëzakonisht të vogël kur lindin (vetëm 115 gram) vetëm 50% e të rinjve mbijetojnë.

– Pandat e kuqe e mbështjellin bishtin rreth vetes për t’u ngrohur.

– Ato konsiderohen si fosile të gjalla. Termi "fosil i gjallë" u përdor për herë të parë në 1859 nga Charles Darwin, dhe përshkruan një organizëm ekzistues që i ngjan shumë një organizmi të zhdukur të njohur vetëm nga fosilet që janë gjetur.

– Ata nxjerrin tinguj mjaft të veçantë. Ata komunikojnë me njëri-tjetrin duke lëshuar një tingull që i ngjan diçkaje midis rosës dhe derrit. Kur kërcënohen, ato mund të lëshojnë një tingull lehje dhe të sekretojnë një lëng me erë të fortë nga gjëndrat në bazën e bishtit të tyre./ZËRI

Poll

MOS HUMB