Bota

Çfarë dimë deri më tani nga lufta Izrael-Hamas?

Në përditësimin e fundit Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 18,608 janë vrarë tani në Gaza që nga fillimi i luftës. Sakaq mësohet se 50,594 njerëz janë plagosur.

E.K
Çfarë dimë deri më tani nga lufta Izrael-Hamas?
Pamje nga lufta

GAZA- Rëndohet bilanci në Gaza. Në përditësimin e fundit Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 18,608 janë vrarë tani në Gaza që nga fillimi i luftës. Sakaq mësohet se 50,594 njerëz janë plagosur.

Çfarë dime deri më tani?

- Ministri i Jashtëm i Izraelit thotë se Izraeli do të vazhdojë luftën "me ose pa mbështetjen ndërkombëtare". OKB-së që kërkon një armëpushim në Gaza

- Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi thotë se 18,608 njerëz janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës

- Ndërkohë, Izraeli thotë se 10 ushtarë të IDF janë vrarë në Gazën veriore, duke e bërë atë ditën më vdekjeprurëse për ushtrinë që nga fillimi i ofensivës së saj tokësore.

- Në SHBA, Presidenti Joe Biden ka takuar personalisht anëtarët e familjes së pengjeve amerikane për herë të pare.

- Qindra qytetarë kanë protetstuar jashtë parlamentit izraelit, duke kërkuar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura të mbajtura nga Hamasi në Gaza

- Zyrtarët e SHBA dhe Britanisë së Madhe kanë njoftuar një valë të re sanksionesh që synojnë individë të lidhur me Hamasin

- Ndërsa presidenti i Komisionit të BE-së ka bërë thirrje për sanksione ndaj "ekstremistëve”.

- Dhe ka pasur paralajmërime se aftësia e Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë për të ndihmuar është në "prag të kolapsit"./ZËRI

Poll

MOS HUMB