Bota

'Faleminderit që më ktheve në shesh'/ Këto ishin fjalët e fundit të Papa Françeskut

Një ditë më parë ata kishin shkuar në Bazilikën e Shën Pjetrit për të rishikuar "rrugën" tek e cila besimtarët do të shkelnin për Pashkët. 

k.m.
'Faleminderit që më ktheve në shesh'/ Këto
Papa Françesku

VATIKAN-Faleminderit që më ktheve në shesh,”-këto ishin fjalët e fundit të Papa Françeskut. Sipas "Vatican News", këto fjalë Papa ia drejtori infermierit të tij, Massimiliano Strappetti. Ai ishte pranë tij gjatë 38 ditëve që Papa ishte i shtruar në spitalin "Gemelli" në Romë. Po ashtu, Strappetti ishte me Papën të dielën e Pashkëve, gjatë Urbi et Orbi. Një ditë më parë ata kishin shkuar në Bazilikën e Shën Pjetrit për të rishikuar "rrugën" tek e cila besimtarët do të shkelnin për Pashkët. 

Dhe pas atij momenti, dolën bashkë të dielën në mëngjes, në ballkonin në zemër të fasadës së Bazilikës së Vatikanit. Papa donte t'u bënte një surprizë të fundit.

"A mendon se mund ta bëj?,"- e pyeti Strappettin, ndërsa ky i fundit e qetësoi. Nga ballkoni, i lodhur, por i lumtur, Papa falënderoi ndihmësin e tij personalm duke i thënë: Faleminderit që më ktheve në shesh!

Francesco pastaj pushoi pasdite dhe kishte një darkë të qetë. Rreth orës 5.30 të mëngjesit u shfaqën shenjat e para të sëmundjes. Më shumë se një orë më vonë, pasi i bëri një shenjë përshëndetjeje me dorë Strappettit, i cili ishte shtrirë në krevatin ngjitur me të Papës dhe më pas ra në koma.

"Nuk vuajti, gjithçka ndodhi shpejt,"- thotë dikush që ishte pranë tij në ato momentet e fundit.

Një vdekje e matur, gati e papritur, pa pritje të gjata dhe shumë bujë për një Papë që e ka mbajtur gjithmonë shumë të fshehtë gjendjen e tij shëndetësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB