Bota

Emri i ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në dosjen Epstein: Dëshiron t'ju takojë...

Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur një tjetër emër nga radhët e shqiptarëve. Bëhet fjalë për ish-Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga. 

zh.ll
Emri i ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në dosjen
Jeffrey Epstein-atifete jahjaga

KOSOVË- Publikimi i dosjes Epstein, ku janë zbuluar emra të njohur nga politika, biznesi dhe showbizzi, madje deri në Shqipëri, ka habitur opinionin publik. Në dosjen e Jeffrey Epstein është përmendur një tjetër emër nga radhët e shqiptarëve. Bëhet fjalë për ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga. 

Në një email të dërguar nga një person me emrin “Daniel”, identiteti i të cilit mbetet i panjohur, përmendet një princesh nga Tajlanda që do të ishte në New York dhe se ishte e interesuar për një takim bashkë me Jahjagën. Megjithatë, nuk ka të dhëna publike që konfirmojnë nëse një takim i tillë është zhvilluar realisht apo jo.

Emri i ish-Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga në dosjen
email-i nga dosja epstein

Atifete Jahjaga është presidentja e parë grua e Kosovës dhe shërbeu si Kryetare e Shtetit nga viti 2011 deri në vitin 2016. Përmbajtja e dosjes së publikuar përfshin afërsisht 3 deri në 3.5 milionë faqe me të dhëna rreth aktiviteteve të Epstein, 2,000 video dhe 180,000 imazhe. Departamenti i Drejtësisë pretendon se një pjesë e përmbajtjes është e vështirë ose e pamundur të publikohet pa mbrojtur privatësinë, kështu që emrat dhe informacionet personale të viktimave janë fshirë pjesërisht ose plotësisht.

Në 3 milionë faqet e reja e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për dosjen e Jeffrey Epstein shfaqet edhe emri i një vajze shqiptare. Bëhet fjalë për një e-mail që ajo ka dërguar në mars të vitit 2017, në atë kohë 22-vjeçare, tek një person, emri i të cilit është fshirë në dosje. E reja interesohet për punë si asistente personale dhe fillimisht dërgon një CV. 

Nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein, u zbulua një email i 25 majit 2012 nga Thorbjørn Jagland, atëherë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Europës, dërguar Epstein pas një vizite zyrtare në Shqipëri. Në mesazh, Jagland shkruante shkurt: “Kam qenë në Tiranë, vajza të jashtëzakonshme”. Vizita e tij zyrtare në Tiranë kishte ndodhur më 24 maj 2012 dhe përfshinte takime institucionale me Edmond Haxhinaston, ministër i Jashtëm, Sali Berishën, kryeministër, dhe Bamir Topin, president i Republikës. 

Epstein është një figurë e përfshirë në skandale të rënda ndërkombëtare. Historia e tij fillon në vitin 2008, kur ai arriti një marrëveshje me prokurorët në Florida, pasi akuzohej për abuzim seksual të një vajze 14-vjeçare. Në 2019, ai u akuzua sërish për drejtimin e një rrjeti të vajzave të mitura për shfrytëzim seksual, por vdiq në burg ndërsa priste gjyqin, me vdekjen e shpallur vetëvrasje.

Pas marrjes së detyrës nga Trump në shkurt 2025, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI publikuan fazën e parë të “dosjeve të deklasifikuara të Epstein”. Në dokumentet e publikuara prej 341 faqesh përfshihen regjistrat e fluturimeve me avionin privat të Epstein dhe një version i redaktuar i “librit të zi” të kontakteve të tij, ku përmenden edhe dhjetëra figura të njohura si Donald Trump, Princ Andrew, ish-Presidenti Bill Clinton dhe këngëtari Michael Jackson. Asnjëri prej tyre nuk është akuzuar zyrtisht për ndonjë krim të lidhur me Epstein./ZËRI

Poll

MOS HUMB