
IZRAEL- Katër pengje izraelite të cilat u rrëmbyen nga Hamasi në festivalin e muzikës Nova, gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit janë liruar, informoi ushtria izraelite.Të shpëtuarit janë Noa Argamani, 25 vjeç, Almog Meir Jan, 21 vjeç, Andrei Kozlov, 27 vjeç dhe Shlomi Ziv, 40 vjeç.
Noa Argamani, 25-vjeçarja izraelite e rrëmbyer nga Hamasi gjatë festivalit të muzikës Supernova, përqafoi sërish babanë e saj pas 8 muajsh. Menjëherë ai e çoi në spitalin Tel Hashomer pasi u lirua, së bashku me tre pengje të tjerë, në një bastisje të kryer sot nga ushtria izraelite Shin Bet dhe policia izraelite. Pamjet teksa vajza përqafohet me të atin janë publikuar në rrjetet sociale.
Ata u shpëtuan në një operacion të përbashkët "kompleks" gjatë ditës, të kryer me mes Autoritetit të Sigurisë izraelite dhe policisë dhe policisë izraelite në dy lokacione të veçanta në Nuseirat në Gaza qendrore, tha Ushtria Izraelite (IDF)./ZËRI