
PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë hequr vizat për Kosovën. Lajmin Osmani e ka bërë me dije në platformën X, shoqëruar me disa fotografi gjatë takimit që ka pasur me presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed Bin Zayed.
Osmani sqaron se marrëveshja është arritur gjatë një takimi që ka pasur me homologun e saj arab gjatë muajit të kaluar.
“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
I thank UAE President, H.H.@MohamedBinZayed for accepting my proposal to abolish visa requirements for ???????? citizens.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 11, 2024
The agreement reached during our mtng last month has now been signed, paving the way for more cooperation opportunities between our countries & citizens. ???????? ???????? pic.twitter.com/8cV5caHx0a
Kujtojmë se përpara disa ditësh, edhe Spanja njohu pasaportat e Kosovës. Mirëpo, Madridi zyrtar sqaroi se pavarësisht njohjes së pasaportave, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës./ZËRI/