
SHBA- Miliarderi Elon Musk u shpreh se ai do të përfundonte në burg nëse nënpresidentja e SHBA Kamala Harris do të triumfojë mbi Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor.
"Nëse Donald Trump humbet, unë do të jem i dëshpëruar. Sa mendoni se do të jetë dënimi im me burg? A do t'i shoh fëmijët e mi? Nuk e di," tha ai.
Intervista e Musk vjen pasi ai mbështeti Donald Trump dhe u shfaq përkrah republikanit në tubimin e tij në Butler, Pensilvani.
"Pikëpamja ime është se nëse Trump nuk i fiton këto zgjedhje, atëherë këto do të janë zgjedhjet e fundit që do të kemi," tha Musk, duke shpjeguar se ai ka frikë se miliona emigrantë që administrata Harris-Biden "ka importuar" do të marrin shtetësinë dhe do dhurojnë shumë vota për ta në zgjedhjet e ardhshme.
“Parashikimi im është se nëse do të ketë edhe katër vite të tjera të një administrate demokratike, ata do të legalizojnë aq shumë ilegalë, saqë në zgjedhjet e ardhshme nuk do të ketë më republikanë”, duke parashikuar se kjo do të çojë në “qeverisje njëpartiake”.
Sipas mediave të huaja, Elon Musk ka deklaruar veten si një mbështetës i hapur i Donald Trump, edhe pse ai ka pasur qëndrime të përziera lidhur me politikat dhe vendimet e tij. Megjithatë, Musk ka shprehur disa mendime që përputhen me disa nga pikëpamjet e Trump, si për shembull kritikat ndaj politikave të taksave dhe rregullimeve qeveritare, që Musk mendon se duhet të jenë më të lehta për bizneset. Në periudhën e fundit, ai është shfaqur më i afërt me disa figura të krahut të djathtë dhe ka shprehur skepticizëm për disa qëndrime të krahut të majtë. Në zgjedhjet e 2024, Musk ka deklaruar se do të votonte për Donald Trump./ ZËRI