Bota

Edhe këtë e dëgjuam! 45-vjeçarja: Kam lidhje erotike me një... lis!

Sonja, nga ishulli Vancouver, British Columbia, tha: Ajo që po ndiej me pemën është ajo që po kërkoja.

k.m.
Edhe këtë e dëgjuam! 45-vjeçarja: Kam lidhje erotike me
Sonja Semyonova

BRITANI E MADHE- Një grua e përshkruan veten si një 'ekoseksuale' dhe pretendon se është në një marrëdhënie 'erotike' me një pemë lisi. Sonja Semyonova, 45 vjeç, është ndjerë gjithmonë e vetmuar, por thotë se marrëdhënia e saj e re me pemën i ka mbushur një boshllëk. Madje Sonja thotë se ndjenjat që përjeton me pemën janë ato që ka kërkuar gjithmonë tek një person.

Sonja, nga ishulli Vancouver, British Columbia, tha: Ajo që po ndiej me pemën është ajo që po kërkoja.

45-vjeçarja u zhvendos në ishullin Vancouver në Kanada në dimrin e vitit 2020 dhe gjatë shtetrrethimit të vendosur prej koronavirusit bënte shëtitje të përditshme në park. Sonja thotë se ajo nuk angazhohet në akte fizike me pemën dhe thotë se ndjenjat që ajo merr nga natyra nuk janë domosdoshmërisht të njëjta me seksualitetin njerëzor.

"Një keqkuptim i madh është se ekoseksualiteti do të thotë seks mes njerëzve dhe natyrës, por kjo është një mënyrë tjetër për të eksploruar erotikën. Të shohësh ndryshimin e stinëve është për mua një akt erotik. Ka ngjashmëri mes seksit me njerëzit dhe erotizmit që ndiejnë ekoseksualët me natyrën, por nuk janë njësoj”.

Sonja beson se të gjithë janë ekoseksualë dhe pohon se nëse do ta dallonim brenda vetes, kjo gjë mund të ndihmonte në zgjidhjen e çështjeve klimatike.

Epo nuk i paskemi dëgjuar të gjitha pra!/ZËRI

Poll

MOS HUMB