
FRANCË- Një police angleze, e cila ishte me pushime në Paris është përdhunuar para Kullës Eiffel. 23-vjeçarja ka denoncuar në autoritetet franceze ngjarjen duke deklaruar se ishte sulmuar nga një burrë me thikë, brenda Champ de, Parku i Marsit.
Në lidhje me ngjarjen, Policia arrestoi një 35-vjeçar, i cili përputhej me përshkrimin e dhënë nga vajza. Siç raporton Daily Mail, dhuna po rritet pranë monumentit të famshëm parizian, nga qershori, në fakt, kryebashkiakja e Parisit thuhet se do të urdhërojë mbylljen e parkut gjatë orëve të natës.
23-vjeçarja ishte në Paris për pushime. Sipas rrëfimit të polices, dhuna ka ndodhur një ditë më parë, pak para mesnatës, Ajo kishte lënë përkohësisht shoqen e saj për të shkuar në tualet. Një burrë i ishte afruar, kur ka hasur në kundërshtinë e të resë, ka nxjerrë thikën dhe nën kërcënimin e saj e ka përdhunuar.
Ky, për fat të keq, nuk është episodi i parë i këtij lloji, qershorin e kaluar, një turiste 27-vjeçare meksikane raportoi se ishte përdhunuar në të njëjtin vend. Parku Champs de Mars, për fat të keq, është vendndodhja ‘’ideale’’ përagresorët, pasi është një nga kopshtet e pakta në qytet të hapur natën.
Ky episod i fundit, megjithatë, me sa duket po e shtyn kryetaren e bashkisë, Anne Hidalgo, të mbyllë zonën gjatë natës. Përveç çështjes që ka të bëjë me oraret, policia po monitoron vazhdimisht zonën, për të shmangur përsëritjen e episodeve të këtij lloji./Zëri.ai