
Një person i armatosur qëlloi për vdekje ish-deputeten e parlamentit ukrainas, Irina Farion e njohur për fushatat e saj të hapura në favor të gjuhës ukrainase. Policia ka nisur një operacion për njeriun që dyshohet se qëlloi për vdekje 60-vjeçaren në një rrugë në qytetin e Lviv. Sipas mediave ukrainase, ish-deputetja dhe gjuhëtarja ukrainase nuk u mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital disa orë pas sulmit. Lajmi u konfirmua si nga guvernatori i qytetit ukrainas Maksim Kozhitsky, ashtu edhe nga kryetari i bashkisë së Lviv Andriy Sandovy.
Presidenti Volodymyr Zelenskyy kishte njoftuar se ishte i informuar rregullisht në lidhje me hetimet për arrestimin e personit të armatosur dhe dënonte çdo formë dhune. Farion iu bashkua partisë nacionaliste Svoboda ("Liria") në 2005 dhe u zgjodh në parlament për herë të parë dhe të fundit në 2012. Ajo ishte gjithashtu anëtare e këshillit rajonal të Lviv.
Iryna Farion was shot in the temple outside her home in Lviv, Ukraine, and is now in critical condition at a hospital.#Russia #Ukraine #UkraineRussiaWar #BREAKING pic.twitter.com/Y8G3FRK18W
— Target Reporter (@Target_Reporter) July 19, 2024
Ajo u bë e njohur për fushatat e saj për të promovuar gjuhën ukrainase dhe komentet e saj përçmuese për zyrtarët publikë rusishtfolës. Në vitin 2018, kur Ukraina po luftonte me separatistët pro-rusë që kishin pushtuar territorin në Ukrainën lindore, ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që të "goditnin të gjithë rusishtfolësit".
Pas pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022, Farion madje denoncoi luftëtarët rusishtfolës të Batalionit Azov që mbrojtën Mariupolin për shumë muaj.
Megjithëse ukrainishtja është e vetmja gjuhë zyrtare në Ukrainë, për shumë banorë rusishtja është gjuha e tyre amtare, një trashëgimi e epokës sovjetike. Gjuhësia ka qenë gjithmonë një çështje e mprehtë për vendin dhe parlamenti ka miratuar ligje për të promovuar gjuhën ukrainase në qeveri dhe agjencitë e shërbimit./ZËRI