Bota

E rëndë/ Polici vret me plumb në kokë kolegen, dyshohet për krim pasioni

Ai deklaroi se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht dhe se e kishte qëlluar kolegen e tij pa dashje.

f.t
E rëndë/ Polici vret me plumb në kokë kolegen, dyshohet
foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në zonën e Anzola dell’Emilia në Bologna të Italisë. Një police është qëlluar me armë zjarri nga kolegu i saj 60-vjeçar, dhe ka humbur jetën në ambientet e institucionit. Mediat italiane raportojnë se viktimë ka mbetur 33-vjeçarja Sofia Stefani, ndërsa autori është 60-vjeçari Giampiero Gualandi, i cili në të shkuarën kishte qenë edhe komandant brigade.

Ai deklaroi se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht dhe se e kishte qëlluar kolegen e tij pa dashje. Një prej pistave që po hetohet nga policia është mundësia që mes autorit dhe viktimës të ketë pasur një marrëdhënie romantike të cilës i kishte ardhur fundi.

“Jam vërtetë zemërthyer dhe i tronditur që diçka e tillë mund të ndodhë në Bashkinë tonë, e cila është shumë e vëmendshme dhe gjithmonë në vijën e parë kundër dhunës ndaj grave. Ne mblidhemi rreth familjes së kësaj vajze”, u shpreh Veronesi.

Policia po heton edhe pistën e krimit të pasionit, pasi dyshohet se mes dy kolegëve mund të ketë patur edhe romancë të fshehtë, por që mund të jetë prishur kohët e fundit nga policja që mbeti e vrarë./ZËRI

Poll

MOS HUMB