Bota

E rëndë në Kosovë, vritet një person, 2 të tjerë të plagosur rëndë

Vrasja ndodhi pasditen e të dielës në Kosovë, ndërkohë që njëri prej dy personave të plagosur është në gjendje kritike për jetën

E.K
E rëndë në Kosovë, vritet një person, 2 të
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja

KOSOVË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Komunën e Vushtrrisë, ku nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur i vrarë një person dhe dy të tjerë janë plagosur.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka thënë gjithashtu për mediat në Kosovë, se dy persona janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen.

"Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve " Mehmet Konjuhi" dhe "Rifat Galica" nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur. Lidhur me rastin janë arretuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore", ka thënë ai, ndërkohë që njëri prej personave të plagosur është në gjendje të rëndë për jetën, sipas burimeve nga spitali.

“Dy persona të plagosur po trajtohen në kliniken tone. Njeri nga ta eshte ne gjendje shume te rende shendetesore. Ështe futur ne sallen e emergjences nga ekipi kujdestar, Klinika Vaskulare e Torakale. Kurse tjetri po trajtohet ne kliniken e ortopedise”, ka thënë Naser Syla, drejtor i Emergjencës në QKUK.

Poll

MOS HUMB