
GREQI-Një ngjarje e rëndë është shënuar në Evia të Greqisë. Mediat vendase raportojnë se një 22-vjeçar së bashku me të motrën 26 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29 vjeçar kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre.
Djali fillimisht lajmëroi policinë dhe raportoi se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur. Por pas marrjes në pyetje nga policia, ata kanë rrëfyer se e kanë vrarë me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen.
Sipas asaj që raportohet tre të rinjtë kanë patur doreza në momentin që e kanë mbytur 65-vjeçarin teksa flinte, më pas i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë zbritur në bodrumin e shtëpisë. Më pas, kanë djegur në oborr jastëkët dhe rrobat, për të fshehur gjurmët. Sipas informacioneve, vitet e fundit kishin patur konflikte të shpeshta në familje.
Çfarë gjeti policia në shtëpi?
Oficerët e tjerë të policisë, pasi kontrolluan shtëpinë për ndonjë të dhënë, gjetën të atin të vdekur, të shtrirë lakuriq në bazën e një shkalle të brendshme që të çonte nga kati përdhe në bodrumin e shtëpisë, me fytyrë poshtë, pa lëndime të dukshme. Në dhomën ku dy vëllezërit dhe dhëndri i morën jetën babait, u gjetën 2 thika, 1 revistë me përmbajtje homoseksuale si shuma e parave prej 12.000 euro, të cilat autorët i kishin vendosur mes dyshekut të shtratit në të cilin flinte viktima./ZËRI