Bota

E rëndë në Greqi/ Daja ngacmoi seksualisht nipërit 2 dhe 4 vjeç, bashkëpunoi me shqiptarin, në telefon iu gjet...

Ata u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, të cilat i kryen kur nëna, motra e njërit prej autorëve dhe e martuar me një grek ua besoi fëmijët e saj atyre.

zh.ll
E rëndë në Greqi/ Daja ngacmoi seksualisht nipërit 2 dhe 4
foto ilustruese

GREQI- Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku një 20-vjeçar me shtetësi rumune ka ngacmuar seksualisht dy nipërit, përkatësisht të moshës 2 dh 4-vjeç. Bëhet fjalë për një 20-vjeçar (daja) nga Rumania dhe mikut 40-vjeçar homoseksual të dajës, me origjinë shqiptare. Ata u arrestuan për akte seksuale ndaj fëmijëve, të cilat i kryen kur nëna, motra e njërit prej autorëve dhe e martuar me një grek ua besoi fëmijët e saj atyre.

Mediat greke theksojnë se ndaj fëmijëve janë kryer akte të turpshme, po fatmirësisht ata nuk janë përdhunuar.

Rasti u zbulua kur nëna e dy fëmijëve pa 4-vjeçarin duke bërë lëvizje të çuditshme dhe, kur e pyeti, fëmija u përgjigj "I bëra me xhaxhain tim". Nëna e fëmijës menjëherë paraqiti një ankesë tek autoritetet, me një psikolog fëmijësh dhe një mjek ligjor që ekzaminuan dy djemtë, duke hapur rrugën për lëshimin e një urdhër-arresti kundër dy burrave.

Policia, në fakt, gjeti video dhe foto në telefonat celularë si të 20-vjeçarit ashtu edhe të 40-vjeçarit, të dy me akte seksuale kundër dy djemve, si dhe materiale pornografike me fëmijë nën moshën 10 vjeç. Pas arrestimit, 20-vjeçari rrëfeu për veprimet e tij dhe u la në paraburgim, ndërsa 40-vjeçari, i cili mohon çdo përfshirje, pritet të dalë para gjyqtarit hetues të enjten./ZËRI

Poll

MOS HUMB