Bota

E rëndë në Gjermani, 19-vjeçari vret prindërit dhe vëllanë, plagos të motrën

Motivi i ngjarjes së rëndë nuk dihet ende

E.K
E rëndë në Gjermani, 19-vjeçari vret prindërit dhe
Skene krimi

GJERMANI- Një 19-vjeçar me shtetësi të dyfishtë italo-gjermane, ka kryer një masakër të vërtetë në familje, duke vrarë prindërit dhe vëllanë e tij, ndërsa ka plagosur edhe motrën.  

Ngjarja ndodhi në Hohentengen, një komunë e vogël në Baden-Württemberg, në jugperëndim të Gjermanisë. Motra e 19-vjeçarit ka mbetur gjithashtu e plagosur rëndë. Sipas agjencisë gjermane Dpa, i riu është vendosur në masën e paraburgimit. Prindërit e vrasësit të dyshuar ishin me origjinë nga zona e Kaliarit.  

I riu ra në prangat e policisë pas ngjarjes, pa bërë asnjë rezistencë, tha zëdhënësja e prokurorisë. 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë dhe tentativë vrasjeje, ndërkohë që motivi i ngjarjes së rëndë ende nuk është përcaktuar.  

Sipas asaj që rezultoi, prindërit (58 dhe 61 vjeç) kanë ndërruar jetë në banesën ku ndodhi tragjedia, ndërsa vëllai 34-vjeçar ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra. Lëndime të rënda me prerje dhe “goditje” ka pësuar edhe motra e 19-vjeçarit, e cila është transportuar me helikopter në spital, por jashtë rrezikut për jetën. 

Qyteti Hohentengen ndodhet në kufi me Zvicrën, në rrethin Ëaldshut dhe aty jetojnë rreth 4 mijë njerëz. Baden-Wuerttemberg është rajoni gjerman me kryeqytet Shtutgartin, një destinacion historik për emigracionin italian./ZËRI 

Poll

MOS HUMB