Bota

E paprecedentë në Greqi, gruaja masakron me thikë 42-vjeçarin në mes të rrugës

Policia po heton në lidhje me shkaqet e vrasjes

E.K
E paprecedentë në Greqi, gruaja masakron me thikë
Policia ne greqi

GREQI- Një krim i paprecedentë ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në Kalkidë, kur një grua me thikë një 42-vjeçar, duke e qëlluar 4 herë me thikë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 08:00 të mëngjesit në rrugën kryesore të Kalkidës pranë gjimnazit të qytetit.

Gruaja ka qenë një emër i njohur për policinë, po ende nuk është përcaktuar lidhja që ajo ka pasur me viktimës.

42-vjeçari sapo kishte dalë nga shtëpia mëngjesin e së shtunës për të shkuar në punë në një punishte zdrukthtari. Gruaja e priste në rrugë dhe e sulmoi nga pas me thikë.  

Menjëherë janë njoftuar autoritetet lokale të policisë, të cilat po hetojnë rastin dhe po punojnë për zbardhjen e motiveve të vrasjes./ZËRI 

Poll

MOS HUMB