Bota

E fiksuar pas gjoksit, 21-vjeçarja vdes një javë pas operacionin për rritjen e tij

E reja do të martohej së shpejti, dhe donte një fustan me dekolte të hapur

E.K
E fiksuar pas gjoksit, 21-vjeçarja vdes një javë pas
viktima alessia neboso

ITALI- Një 21-vjeçare e identifikuar si Alessia Neboso vdiq në zonën e Napolit në Itali, pasi kishte kryer një operacion për rritjen e gjoksit.  

Menjëherë pas operacionit, e reja ishte mirë derisa filloi të përjetonte dhimbjet e para. Situata nuk po përmirësohej kështu që familja vendosi ta çonte në urgjencën e një shtëpie pleqsh. 

Mjekët e kuptuan menjëherë se gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Pavarësisht shtrimit në spital, 21-vjeçarja ndërron jetë. E reja ishte gati të martohej dhe për këtë donte të rriste gjoksin, një dëshirë, siç thonë miqtë e saj, e kishte që e vogël.

Në momentin e shtrimit në spital, parametrat vitalë të vajzës u ndryshuan të gjithë: veshkat e saj nuk punonin më dhe ajo kishte vështirësi në frymëmarrje. Familja dhe miqtë nuk mund të gjejnë paqe. “Ëndrra e saj – tregon partneri për Il Messaggero – ishte të martohej e veshur me një fustan të bukur me prerje të ulët që nxirrte në pah dekoltenë e saj të re”./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB