Bota

E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri, Komisioni i Aushvicit: Një rezultat alarmant

Fitorja e parë e një partie të ekstremit të djathtë në një proces zgjedhor në historinë e pasluftës të Austrisë është një "alarm" për Evropën

I.F
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri, Komisioni i Aushvicit:
Herbert Kickl

VIENA- Partia e Lirisë së ekstremit të djathtë fitoi zgjedhjet në Austri. Kreu i saj, Herbert Kickl, e përshkroi fitoren historike që arriti në zgjedhjet e së dielës si fillimin e një epoke të re. Partia e Kikl-it mblodhi 29.2% të votave dhe 58 vende në parlament, shifra që megjithatë nuk sigurojnë pavarësinë e saj pasi Parlamenti austriak ka 183 vende.

Në vendin e dytë ishte Partia Popullore Konservatore me 26.5% dhe 52 vende, ndërsa Partia Socialiste (SPO) doli e treta me 21% dhe 41 vende. Angazhimi kryesor i Kikl ishte ta bënte Austrinë një "fortesë", për të rivendosur një ndjenjë sigurie dhe paqeje, duke krijuar marrëdhënie të mira politike me Viktor Orban të Hungarisë. Kickl tha se dëshiron të bëhej Volkskanzler (kancelar i popullit), një emërtim që për shumë austriakë të kujton termin ekuivalent të përdorur nga Adolf Hilter në Gjermaninë naziste.

Sipas të dhënave 74.9% e austriakëve votuan të dielen me shumica prej tyre ishte grupmosha 35-59 vjeç, ku si fokus kanë zgjidhjen e imigracioni dhe azilit, ekonomisë në tkurrje dhe lufta në Ukrainë. Gjysma e hartës së Austrisë u pikturua blu, ngjyra e Partisë së Lirisë dhe sekretari i saj i përgjithshëm, Michael Schnetlitz tha se "burrat dhe gratë e Austrisë kanë bërë histori", por ai nuk dha detaje me cilën parti do të bashkëpunojë për të krijuar qeverinë.

Edhe pse Partia e Lirisë ka marrë pjesë më parë në formimin e një qeverie koalicioni, Partia Popullore Konservatore ka refuzuar çdo bashkëpunim në një qeveri me Kikl si kryeministër. Siç ka deklaruar kancelari në largim, Karl Neuhammer, është e pamundur të formohet një qeveri me dikë që i do teoritë e konspiracioni. Në të njëjtën kohë, socialistët, të gjelbërt dhe partia Neos kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me ekstremin e djathtë për formimin e qeverisë.

Fitorja e parë e një partie të ekstremit të djathtë në një proces zgjedhor në historinë e pasluftës të Austrisë është një "alarm" për Evropën, tha Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit.

"Për të mbijetuarit e Holokaustit, parashikimet e para të rezultateve të zgjedhjeve në Austri, mbi të gjitha forcimi i së djathtës ekstreme rreth Herbert Kickl, po krijojnë një kapitull të ri dhe alarmues dhe po rrit shqetësimët që kanë ekzistuar", tha nënkryetari ekzekutiv Christoph Heubner.

Kolektivi, përgjegjës për muzeun në ish-kampin nazist të përqendrimit dhe shfarosjes, shtoi se po i varte shpresat e tij në "unitetin e demokratëve austriakë".

Për të mirën e vendit dhe Evropës, mbështetësit e demokracisë në Evropë duhet të bashkohen, të "kundërshtojnë" traditën e "historisë në harresë" dhe "ideologjinë e ekstremistëve të vjetër dhe të rinj të ekstremit të djathtë".

Ngritja e FPÖ, një parti e themeluar nga nazistët me një retorikë kundër emigrantëve dhe slogan qendror "Kështjella Austri-Kështjella Evropa" pason forcimin e formacioneve të ekstremit të djathtë në Holandë, Itali, Francë dhe Gjermani.

Si e transmetoi media rezultatin

“Fitorja e Kickl është një rast për librat e historisë", shkruan gazeta Kurier, ndërsa Der Standard raporton se "Kickl fitoi në mënyrë historike" dhe Die Presse i referohet një "Triumfi për Kickl" dhe një rezultati zgjedhor që "është i barabartë me një tërmet politik". Kronen Zeitung e përshkruan rezultatin e zgjedhjeve si "një ndryshim epoke" për parlamentin austriak. /ZËRI

Poll

MOS HUMB