Bota

Dyshimet për tradhti, arrestohet politikani ukrainas

Ligjëvënësi e quajti akuzën të sajuar dhe "të bazuar në gënjeshtrat absolute të zyrtarëve të lartë të shtetit".

k.m.
Dyshimet për tradhti, arrestohet politikani ukrainas
Oleksandr Dubinskiy

UKRAINË- Një ligjvënës ukrainas, i cili akuzohet për tradhti për bashkëpunim me inteligjencën ushtarake të Rusisë, është arrestuar. Oleksandr Dubinskiy fillimisht i ishte njoftuar akuza dhe gjykata në Kiev i ka caktuar masën e paraburgimit prej 60 ditësh. 

Dubinsky, i cili është në listën e sanksioneve të SHBA-së, gjithashtu akuzohet për përhapjen e dezinformatave në lidhje me udhëheqjen politike të Ukrainës. Ligjëvënësi e quajti akuzën të sajuar dhe "të bazuar në gënjeshtrat absolute të zyrtarëve të lartë të shtetit".

Ligjvënësi u përjashtua nga partia qeverisëse Shërbëtori i Popullit në vitin 2021, pasi u fut në listën e sanksioneve të SHBA-së për ndërhyrje të supozuar në zgjedhje. Ai i mohoi këto akuza dhe vazhdoi të punojë në parlament. Shërbimi ukrainas i Sigurisë (SBU0 tha se i dyshuari ishte një anëtar i një organizate kriminale, të financuar nga inteligjenca ushtarake e Rusisë.

Poll

MOS HUMB