Bota

“Duhet mbrojtur”! Vuçiç deklartë para ushtrisë serbe: Kosova është pjesë e shenjtë e Serbisë

Vuçiç iu drejtua ushtrisë duke thënë se Kosova duhet të mbrohet, pasi sipas tij ajo është pjesë e shenjtë e Serbisë.

l.k
“Duhet mbrojtur”! Vuçiç deklartë para
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç për Kosovën ka tërhequr vëmendjen e mediave. Gjatë një ceremonie të Forcave të Armatosura të Serbisë, të mbajtur sot në Banjicë, Vuçiç iu drejtua ushtrisë duke thënë se Kosova duhet të mbrohet, pasi sipas tij ajo është pjesë e shenjtë e Serbisë.

Presidenti serb nuk ngurroi të sulmonte sërish aleancën ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë, duke pretenduar se këto vende kishin formuar një aleancë kundër Serbisë. Ai iu drejtua ushtarëve duke u shprehur se ditë të vështira po vijnë dhe se ata duhet të jenë në gatishmëri.

“Kosova është pjesë e atdheut tonë, pjesë e Serbisë sonë, si sipas Kushtetutës, ashtu edhe sipas drejtësisë së Zotit. Ne duhet ta kujtojmë këtë dhe duhet ta mbrojmë atë shenjtëri, duke mos prekur askënd, duke mos sulmuar askënd, duke mos kërcënuar askënd, thjesht duke qenë gjithmonë populli ynë. Ata po formonin aleanca kundër nesh në rajon, ne i kuptuam këto lëvizje dhe filluam të ofrojmë atë që nevojitej. Në kohën e sotme të trazirave dhe mungesës së ligjit ndërkombëtar, në një kohë kur Karta e OKB-së nuk po zbatohet, ju jeni garantuesit e sigurisë dhe mbrojtjes së qytetarëve të Serbisë. Ditë përgjegjësie ju presin, ditë më të vështira po vijnë, për këtë jeni trajnuar”, tha Vuçiç.

Gjatë ceremonisë, Vuçiç u shpreh gjithashtu se ushtria e Serbisë nuk krahasohet me asnjë vend tjetër në rajon për sa i përket armatimit dhe përgatitjes. Ushtarakët më të suksesshëm të Akademisë Ushtarake u nderuan nga Aleksandër Vuçiç, i cili u dhuroi atyre shpata oficeri me dedikim. /ZËRI

Poll

MOS HUMB