
UASHINGTON- Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr si sekretarin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. Trump përmes një deklarate tha se është i lumtur që t’ia besojë këtë post Kennedy Jr.
“Jam i lumtur të shpall Robert F. Kennedy Jr. si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore të Shteteve të Bashkuara (HHS). Për një kohë të gjatë, amerikanët janë shtypur nga komplekset industriale të ushqimit dhe kompanitë e barnave që janë përfshirë në mashtrime dhe dezinformata kur bëhet fjalë për Shëndetin Publik”, tha Trump.
Robert F. Kennedy Jr ishte një kandidat i pavarur, por më pas u bashkua me republikanin Trump. Deri më tani, Donald Trump ia ka dhuruar postet më të rëndësishme njerëzve që kanë qenë më pranë tij dhe janë treguar besnik gjatë kësaj gare presidenciale. /ZËRI