Bota

Donald Trump deklaron se do të rikthejë dënimin me vdekje: Do të mbrojmë amerikanët nga përdhunuesit dhe vrasësit

Biden pezulloi ekzekutimet federale kur mori detyrën në janar 2021.

I.F
Donald Trump deklaron se do të rikthejë dënimin me vdekje: Do
Donald Trump

UASHINGTON- Donald Trump përmes një deklarate ka njoftuar se do të kërkojë dënim me vdekje për të akuzuarit që shpallen fajtor për përdhunim, vrasje dhe ata që dhunojnë kafshët.

"Unë do ta drejtoj Departamentin e Drejtësisë kur të marrë detyrën më 20 janar që të ndjekë me forcë dënimin me vdekje për të mbrojtur amerikanët dhe kafshët nga përdhunuesit e dhunshëm dhe vrasësit”, tha ai.

Deklarata e Trump për Truth Social vjen një ditë pasi presidenti aktual demokrat Joe Biden ndryshoi 37 dënime me vdekje në burgim të përjetshëm. 37 të dënuarit me vdekje ishin dënuar nga gjykatat federale.

Biden pezulloi ekzekutimet federale kur mori detyrën në janar 2021.

Në fillim të dhjetorit, më shumë se 130 organizata, duke përfshirë ACLU dhe Amnesty International USA, i kujtuan presidentit të SHBA-së në largim premtimin e tij të fushatës 2020 kundër dënimit me vdekje. Këto organizata shprehën shqetësimin për një "valë ekzekutimesh" pas kthimit të Trump në presidencë.

Ndryshe nga urdhrat ekzekutivë, vendimet e faljes nuk mund të anulohen nga pasardhësi i presidentit, megjithëse dënimi me vdekje mund të ndiqet në mënyrë më agresive në rastet e ardhshme. Ekipi i tranzicionit Trump denoncoi dje vendimin e Biden, duke e quajtur atë një vendim të neveritshëm që favorizon të dënuarit që janë "disa nga vrasësit më të këqij në botë".

Ekzekutimet federale janë të rralla në SHBA, ku shumica kryhen nga shtetet. Nga rreth 2,300 të dënuar me vdekje në SHBA, vetëm 40 ishin dënuar nga drejtësia federale përpara njoftimit të sotëm. Ekzekutimet e fundit federale u zhvilluan gjatë presidencës së Trump, pas një ndërprerjeje 17-vjeçare, 13 të burgosur u ekzekutuan nga 14 korriku 2020 deri më 16 janar 2021, më së shumti gjatë një mandati të vetëm presidencial amerikan në 120 vjet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB