
Dogana greke
GREQI- Doganierët grekë do të hyjnë në një grevë 48-orëshe javën që vjen datë 2-3 prill, në të cilën do të marrin pjesë doganierët në kufijtë e vendit me Maqedoninë e Veriut në Niki dhe me Shqipërinë në Kristallopigi, shkruajnë mediat greke.
Sipas informacioneve nga përfaqësuesit e doganave të këtyre stacioneve kufitare, gjatë këtyre dy ditëve do të parandalohet çdo qarkullim i automjeteve por edhe kamionëve drejt dy vendeve ballkanike.
Për të shmangur shqetësimet e banorëve dhe vizitorëve, lëvizja e qytetarëve do të bëhet vetëm për raste të veçanta si probleme shëndetësore./ZËRI
Poll