Bota

Dodik takohet me Putin, i 'ankohet' për Perëndimin

Putini i ofroi Dodikut çdo lloj ndihme.

f.t
Dodik takohet me Putin, i 'ankohet' për Perëndimin
Milorad Dodik dhe Vladimir Putin

RUSI- Presidenti i Republikës Srpska i Bosnjë-Hercegovinës, Milorad Dodik u takua ditën e sotme në qytetin rus të Kazanit, në Tatarstan,me presidentin rus Vladimir Putin.

Gjatë takimit të tyre Dodik dhe Putin shkëmbyen komplimente dhe njoftuan forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve miqësore që kanë. Dodiku i tha Putinit përmes një përkthyesi se Republika Sërpska nuk pranon t'i bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë pavarësisht, siç thotë ai, trysnisë së përditshme, dhe se nuk dëshiron të anëtarësohet në aleancën e NATO-s shkruajnë mediat e huaja. 

"Republika Srpska është miku ynë, faleminderit për mbështetjen e Rusisë,"- i tha Putin presidentit aktual të Republikës Srpska, e cila është nën sanksionet amerikane dhe britanike për shkak të politikës së saj secesioniste dhe minimit të Marrëveshjes së Dejtonit, dhe për vite me radhë ai ka qenë duke u përpjekur për ta kompensuar këtë duke mbajtur lidhje të ngushta me Moskën, ndërsa e cila gjithashtu mbështet hapur agresionin rus kundër Ukrainës.

Putini i ofroi Dodikut çdo lloj ndihme dhe siç raportohet nga takimi i tyre privat, mund të konkludohej se ata diskutuan edhe për situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë, pra në Ballkanin Perëndimor.

“Ne e dimë se situata në Republikën Srpska nuk është e thjeshtë dhe jemi të gatshëm ta diskutojmë këtë çështje. Ju jemi mirënjohës për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë. Ne do të punojmë edhe më shumë për marrëdhëniet tona të mira dhe ju jeni gjithmonë të mirëpritur në Federatën Ruse”, tha Putin.

Nga ana tjetër, Dodik e falënderoi për takimin, duke thënë se ishte nder për të që bisedoi me Putinin dhe shtoi se përveç tij, ka marrëdhënie të mira edhe me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin hungarez Viktor Orban. Dodik gjithashtu iu ankua Putinit për presionin e pretenduar nga Perëndimi, kundrejt vendit të tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB