Bota

Dita e 4 e grevës/ Dy minatorë në Trepçë rëndë, kolegët ende 800 m nën tokë

Ndërkohë që minatorët e tjerë kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestën pavarësisht lodhjes dhe gjendjes së rënduar të disa prej tyre. Këtë të premte ata kanë kërkuar që kërkesat e tyre të zbatohen nga organet përgjegjëse.

Zeri
Dita e 4 e grevës/ Dy minatorë në Trepçë
Minatori duke u transportuar në spital

KOSOVË- Në ditën e katërt të protestës dy prej minatorëve të Minierës së Tepçës janë ndjerë keq dhe u ka dashur ndërhyrja e mjekëve. Raportohet se ata janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë që minatorët e tjerë kanë paralajmëruar se do të vijojnë protestën pavarësisht lodhjes dhe gjendjes së rënduar të disa prej tyre. Këtë të premte ata kanë kërkuar që kërkesat e tyre të zbatohen nga organet përgjegjëse.

Gjendja shëndetësore e disa prej tyre, të cilët kanë dhe probleme shëndetësore të mbartura më herët është duke u përkeqësuar për shkak të qëndrimit të gjatë pa ngrënë dhe dehidratimit.

Dita e 4 e grevës/ Dy minatorë në Trepçë

Dita e 4 e grevës/ Dy minatorë në Trepçë

Dita e 4 e grevës/ Dy minatorë në Trepçë

Minatori 1: Mos realizimi i pagës mujore kushtet e punës dhe kemi kërkuar llogaridhënie për dorëheqjen  e kryeshefit ekzekutiv si dhe sigurimin shëndetësore. Po bëhet dita e katërt që jemi duke grevuar. Nga këtu tani i’u bëjë thirrje i’u them se dikush duhet të mbaj përgjithësi për jetën e njerëzve që janë atje.

Minatori 2: Tani sa po vijmë nga një takim mbas katër ditësh me Bordin mbikëqyrës, ke shumë takim tendencioz shumë kërkues, shumë fyes ndaj neve ata ende nuk kanë gjetur vullnetin me i pa njerëzit, njerëz të sëmurë njerëz me vështirësi me frymëmarrje, kokë dhembje për shkak qëndrimit të gjatë, sepse nuk kanë vullnet nuk kanë ndjenja morale njerëzore.

Minatori 3: Prandaj më nuk ka dialog. Minatorë kanë me qëndruar stoik, por gjendja shëndetësore është vetëm duke përkeqësuar. Greva do të vazhdojë.

Për ta kaluar këtë situatë, Qeveria ka ndarë mbi 1 milion e 600 mijë euro që do të shërbejnë për pagesat dhe kalimin e ngërçit. Drejtuesit e minierës shprehen se kjo ka ndikuar shumë në procesin e punës dhe në veprimtarinë e minierës. 

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e njëqind e gjashtëdhjetetetë, në mënyrë elektronike, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar: ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 20/165 për emërimin e Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës; si dhe vendimin për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej 1,675,150 € (një milion e gjashtëqindeshtatëdhjetepesë mijë e njëqindepesëdhjetë euro) për ndërmarrjen publike TREPÇA Sh. A", thuhet në vendimin e qeverisë.

Ndërkohë 120 praktikantë që punuan në ndërmarrjen Trepça do të parashtrojnë padi ndaj ndërmarrjes për mos pagesë për tre muaj. Pritet që padinë e tyre ta depozitojnë në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. 

Ndërmarrja “Trepça” për muajin shtator iu ka mbetur borxh minatorëve më shumë se gjysmën e pagës bazë. Protesta e tyre ka nisur katër ditë më parë. Minatorët kërkojnë llogaridhënie për largimin nga puna të kryeshefit ekzekutiv si dhe kushte më të mira pune dhe sigurimet shëndetësore.

Një ditë më parë dhjetëra familjarë të mbështetur dhe nga qytetarë kanë protestuar në mbështetje të tyre jashtë ambienteve të minierës. Ata qëndrojnë nën 800 metra thellësi ndërkohë që deri më tani institucionet kanë heshtur./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB