Bota

Diplomacia gastronomike: Ç'ndodh kur Macron e fton Scholz-in në darkë?

Nëse kanë pasur mungesa të tjera për tema bisedash, Macron dhe Scholz mund të diskutojnë edhe për kopertinën e edicionit të kësaj jave të revistës britanike "The Economist", ku shfaqet presidenti francez me titullin "Evropa në rrezik vdekjeprurës".

k.m.
Diplomacia gastronomike: Ç'ndodh kur Macron e fton Scholz-in në
Olaf Scholz dhe Emmanuel Macron

PARIS- Tashmë mund të shkruajmë një traktat mbi diplomacinë gastronomike. Ai do të përfshinte takime të famshme, duke përfshirë ato të François Mitterrand dhe Margaret Thatcher në "La Mère Poulard" në Mont-Saint-Michel në 1988; Jacques Chirac dhe Gerhard Schroeder në "Chez Yvonne" në Strasburg në 2014, apo dhe Emmanuel Macron që u përpoq të joshë Donald Trump në restorantin brenda Kullës Eifel në 2017.

Çifti Macron priti çiftin Scholz në një restorant të njohur parizen, e gjitha në kuadër të një "darke private". Kaq njoftoi pallati presidencial "Élysée", duke refuzuar të japë detaje të mëtejshme. Por kjo darkë ka qenë gjithçka, veçse një darkë mes miqsh në kohën e lirë. Ka pasur shumë tema bisede, mes tyre vizita e ardhshme e presidentit kinez Xi Jinping në Paris; ndërsa Olaf Scholz ishte në Pekin muajin e kaluar. Pra darka ndodh në një kohë kur koordinimi i pozicioneve përballë gjigantit kinez është i domosdoshëm. "Elysée" dëshiron të ftojë Scholz që të marrë pjesë në takimin me Xi javën e ardhshme, ashtu siç bëri Angela Merkel në 2019 në Paris.

Nëse kanë pasur mungesa të tjera për tema bisedash, Macron dhe Scholz mund të diskutojnë edhe për kopertinën e edicionit të kësaj jave të revistës britanike "The Economist", ku shfaqet presidenti francez me titullin "Evropa në rrezik vdekjeprurës". Në një intervistë, Macron sqaron deklaratën e tij se Evropa mund të vdesë, një frazë e vogël që tha në një fjalim të fundit në Sorbonë. Dhe ai edhe një herë e lë të hapur derën për dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë: Nëse rusët do të shkonin drejt fitores dhe nëse do të kishte një kërkesë ukrainase - gjë që nuk ka ndodhur- ne duhet të ndërhyjmë në mënyrë legjitime. Bëjani vetes pyetjen sesi do jetë fundi.

Kur ai aludoi për herë të parë për këtë mundësi shkurtin e kaluar, Macron shkaktoi një reagim të ashpër negativ nga Scholz. Tani, presidenti francez po këmbëngul.

Marrëdhënia franko-gjermane varet pjesërisht nga alkimia midis dy liderëve kryesorë, por kjo nuk është e gjitha. Shtrirja e interesave të përbashkëta është e konsiderueshme, sidomos kur dy vendet janë të vetëdijshme për përgjegjësinë e tyre të veçantë brenda Bashkimit Evropian. Në këto kohë lufte në Ukrainë dhe kërcënime të tjera "vrasëse", si rreziku i zhvillimit teknologjik, apo Lufta e Ftohtë Kinë-SHBA, është jetike që dy fuqitë kryesore të BE-së të bashkohen. Të bashkohen, edhe kur nuk pajtohen, siç ka ndodhur muajt e fundit.

Udhëheqja evropiane nuk mund të sigurohet nga një vend i vetëm, sado i fuqishëm qoftë, as nga një lider i vetëm, sado ambicioz të jetë ai. As Franca dhe Gjermania nuk mund të drejtojnë më vete 27 vendet evropiane; tani Polonia është tani kandidati më i mirë për t'iu bashkuar kësaj lidershipi historik dhe koalicioni mund të ndryshojë në varësi të temës. Është një proces kompleks, por ka mënyrë më të mirë për të zbutur dallimet sesa përmes diplomacisë gastronomike?/ZËRI

Marrë dhe përshtatur nga WorldCrunch

Poll

MOS HUMB