Bota

‘Digjet’ Greqia, pas shkollave mbyllet edhe Akropoli, temperaturat arrijnë në 43 gradë Celsius

Sipas shërbimit meterologjik në Greqi, vetëm të shtunën temperaturat do të kthehen përkohësisht në nivele normale për sezonin në të gjithë vendin

E.K
‘Digjet’ Greqia, pas shkollave mbyllet edhe Akropoli, temperaturat
Greqi

GREQI- Greqia është përballur këtë javë me temperatura rekord, duke sjellë probleme në të gjithë vendin, që çuan në vendimin për të mbyllur parakohe shkollat.

Akropoli, vendi turistik më i vizituar i Greqisë, u mbyll gjatë ditës së djeshme, ndërkohë që e njëjta masë do rë merret edhe sot.

Ministria e Kulturës është shprehur se siti arkeologjik i listuar në UNESCO në Athinë do të qëndrojë i mbyllur në orët e pikut të vapës që pritet të arrijnë 43 gradë Celsius edhe ditën e sotme.

Meteorologët kanë vënë në dukje se kjo është vala më e hershme e të nxehtit – e cila për Greqinë klasifikohet si temperatura që tejkalojnë 38 gradë Celsius për të paktën tre ditë – në historinë e regjistruar.

Ministria e krizës klimatike dhe mbrojtjes civile ka paralajmëruar për një rrezik shumë të lartë të zjarreve në rajonin e Atikës rreth Athinës.

Shkollat ​​do të qëndrojnë të mbyllura në disa qarqe të vendit edhe për ditën e sotme, ndërsa ministria e punës ka këshilluar punonjësit e sektorit publik të punojnë nga shtëpia./ZËRI 

Poll

MOS HUMB