
Pasi u publikua video e Diddy duke dhunuar barbarisht ish-të dashurën e tij, Cassie, Universiteti Howard njoftoi se po i hiqte diplomën e nderit reperit. Të premten, më 7 qershor, Bordi i Administrimit të universitetit vendosi se sjellja e reperit ishte "në kundërshtim me vlerat dhe besimet thelbësore të Howard, saqë ai tani konsiderohet i padenjë për të mbajtur nderin më të lartë të institucionit".
Vendimet e autoriteteve nuk mbarojnë me kaq. Institucioni universitar duket se nuk dëshiron absolutisht të bëjë asgjë me Diddy, pasi sipas TMZ ata e kanë hequr përgjithmonë emrin e tij nga të gjitha dokumentet që e listojnë atë si një nga të diplomuarit e nderit. Më pas, Howard “prish” marrëveshjen financiare me reperin, për të financuar një program bursash në emër të tij dhe më në fund iu kthyen 1 milion dollarët që kishte dhuruar.
Sulmi ndaj Cassie-t
Videoja e sulmit të reperit ndaj ish-partneres së tij vjen nga një kamera sigurie dhe daton në vitin 2016. Në klip shfaqet Sean "Diddy" Combs duke rrahur, shtyrë, tërhequr zvarrë dhe shkelmuar të dashurën e tij të atëhershme, Cassie Ventura. Pamjet datojnë më 5 mars 2016 dhe sipas ankesës së Venturës janë realizuar në hotelin InterContinental tashmë të mbyllur në Century City, Los Angeles./ZËRI