Bota

Deputetja britanike viziton familjen Bunjaku: Radoiçiç endet i lirë

Deputetja britanike, Alicia Kearns, deklaroi se sot, 27 tetor, janë bërë një muaj, që kur Radoiçiç dhe grupi i serbëve të armatosur sulmoi Policinë e Kosovës. Kearns theksoi se Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

D.XH
Deputetja britanike viziton familjen Bunjaku: Radoiçiç endet i
Familja Bunjaku

KOSOVË – Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka kujtuar se sot, 27 tetor, janë bërë një muaj, që kur Milan Radoiçiç dhe një grup serbësh të armatosur qëlluan mbi Policinë e Kosovës.

Kearns ka vizituar edhe familjen e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra nga grupi i armatosur serb. Ajo shprehet se pas një muaji të ngjarjes së rëndë, Radoiçiç endet i lirë në Serbi.

“Ka një muaj që Radoiçiç ka pranuar se ka qenë pjesë e grupit, që ka shtënë mbi Policinë e Kosovës. Por, sërish ai është i lirë në Serbi, duke mos dhënë asnjë lloj llogarie, për atë që ka bërë”, shkruan ajo.

Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur serbësh, sulmuan Policinë e Kosovës.

Nga sulmi, u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Grupi nuk pranoi që të dorëzohet dhe policia vrau 3 agresorë./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB