
Curtis Jack u dënua me 50 vjet burg për derdhjen e antifrizit në qumështin e gjirit të fëmijës me qëllim për ta helmuar atë. Burri u arrestua në tetor 2020 kur vajza e tij e porsalindur u sëmur rëndë papritmas. Fëmija doli pozitiv në testin për etilen glikol, një kimikat që gjendet në antifriz. Oficerët që hetonin rastin zbuluan se Jack kishte mbledhur shishe me qumësht gjiri nga nëna e fëmijës dy javë më parë, ndërsa ajo ishte në spital pasi lindi fëmijën e tyre.
Vetë ai, siç ka rrëfyer, nuk ka dashur të paguajë detyrimin pasi e kishte lënë rastësisht gruan shtatzënë. Pas dorëzimit të qumështit të gjirit tek gjyshja e fëmijës, fëmija u sëmur rëndë brenda 24 orëve, dyshohet se ishte helmuar.
“Jack pranoi se kishte shtuar antifriz në qumështin e gjirit”, tha policia në një deklaratë në mediat.
Duke dashur të justifikojë aktin e tij, Jack tha se ai e shtoi kimikatin në qumështin e vajzës së tij të porsalindur për të shmangur pagesën e mbështetjes së fëmijëve. Nëna e të porsalindurit i tregoi policisë se si Curtis ishte përpjekur ta bindte që të ndërpriste shtatzëninë gjatë gjithë shtatzënisë. Foshnja lindi në shtator të vitit 2020. Sipas policisë, të dy ishin në një lidhje që nga janari i atij viti.
Gjatë gjyqit, shteti paraqiti dëshmi nga nëna e fëmijës, gjyshja, policia dhe ekspertët mjekësorë, duke përfshirë një demonstrim se sa e lehtë ishte helmimi i qumështit të gjirit.
"Na erdhi në vëmendje sepse ishte një foshnjë 18 ditëshe," tha Pserda Dickerson, e cila hetoi rastin.
Një juri e shpalli Jackin fajtor për të gjitha akuzat, duke përfshirë tentativën për vrasje, dhe ai u dënua me 50 vjet burg, 40 prej të cilave do të kryen në paraburgim. Antifrizi edhe nëse konsumohet në sasi të vogla është jashtëzakonisht toksik dhe mund të çojë në përgjumje, të vjella, dëmtim të veshkave dhe vdekje. Nëna e fëmijës nuk pranoi të bënte një deklaratë pas dënimit të Jack, por fatmirësisht vajza e vogël është mirë./ZËRI