Bota

Dasma po afrohet! Venecianët protestojnë kundër Jeff Bezos: Nuk do e lejojmë!

Të premten në mbrëmje, përfaqësues të grupeve të ndryshme qytetare u mblodhën në një shesh pranë Urës Rialto dhe u zotuan të organizojnë një seri protestash më 26, 27 dhe 28 qershor, kur qindra të ftuar pritet të zbresin në qytet për dasmën luksoze të Bezos dhe Sánchez.

k.m.
Dasma po afrohet! Venecianët protestojnë kundër Jeff Bezos: Nuk
Pamje nga protestat

ITALI- Nëse një grup venecianësh të zemëruar ia dalin mbanë, dasma e ëndrrave me yje që Jeff Bezos, themeluesi i Amazon, dhe e fejuara e tij, Lauren Sánchez, mund të kthehet në një makth. Të premten në mbrëmje, përfaqësues të grupeve të ndryshme qytetare u mblodhën në një shesh pranë Urës Rialto dhe u zotuan të organizojnë një seri protestash më 26, 27 dhe 28 qershor, kur qindra të ftuar pritet të zbresin në qytet për dasmën luksoze të Bezos dhe Sánchez.

"Edhe pse detajet e festimeve janë mbajtur sekret, ne kemi spiunët tanë,"- tha Federica Toninello, një organizatore e protestës, duke zbuluar se një nga vendet ku do të mbahet dasma mund të jetë "The Misericordia", një vend që përdorej nga ish-organizatë bamirësie e që tashmë është shndërruar në sallë eventesh.

"Bezos nuk do të shkojë kurrë në Misericordia", u zotua ajo, duke u bërë thirrje rreth 300 personave të pranishëm të mbajnë qëndrim.

“Do t’i mbushim rrugët me trupat tanë, do t’i bllokojmë kanalet gomone dhe varkat tona,”-shtoi ajo. Sipas tyre, kjo dasmë ka rritur kostot e strehimit dhe shumica e venecianëve të zakonshëm të mos kenë mundësi të jetojnë në vendlindjen e tyre. Përfaqësuesit e Bezos dhe  Sánchez nuk iu përgjigjën një kërkese për koment, edhe pse u pyetën nga mediat e huaja.

Dasma po afrohet! Venecianët protestojnë kundër Jeff Bezos: Nuk
Pamje nga protestat

Dasma e tyre përkon me sezonin e pikut në Venecia, pasi dhjetëra mijëra vizitorë mbërrijnë në qytet çdo ditë, duke bërë që Bashkia të vendosë një tarifë hyrjeje gjatë fundjavave dhe ditëve të festave. Protestuesit thanë se ishin gjithashtu të shqetësuar se logjistika e dasmës, përfshirë sigurinë për disa të ftuar të nivelit të lartë, do ta shkaktonte trazira në Venecia.

Lista e të ftuarve nuk është publike, por Vogue raportoi se mund të përfshijë Katy Perry, disa nga Kardashianët dhe Eva Longoria-n, të gjithë miq të nuses së ardhshme. TMZ raportoi se edhe Oprah ëinfrey dhe Gayle King ishin ftuar. Kostot e dasmës flitet se do të variojnë nga vetëm 10 milionë euro deri në 21.5 milionë dollarë.

Një shofer taksie që në Venecia është gondola e famshme, tha se ishte rezervuar për të qenë në gatishmëri nga 25 qershori deri më 30 qershor. Zyrtarët e bashkisë thanë se vetëm 30 nga 280 taksitë ujore të qytetit ishin rezervuar dhe se meqenëse Venecia ishte mësuar të priste ngjarje dhe evente të mëdha, qytetarët nuk do të kishin shqetësime.

"Më shumë se 600 çifte martohen çdo vit në Venecia. Kjo është thjeshtë një dasmë më shumë,"- thuhet në deklaratë.

Dasma po afrohet! Venecianët protestojnë kundër Jeff Bezos: Nuk
Pamje nga protestat

Të enjten, aktivistët shpalosën një banderolë të madhe me një X të kuq të theksuar mbi emrin e Bezos nga kambanorja e Kishës së San Giorgio Maggiore.

"Le të sigurohemi që Venecia të mos mbahet mend si një vend kartolinash ku Bezos bëri dasmën e tij, por si qyteti që nuk iu përkul oligarkëve,"- tha Na Haby Stella Faye, një tjetër protestuese.

Kur dhe ku është dasma e Jeff Bezos?

Bezos dhe Sánchez pritet të martohen gjatë një eventi tre-ditor këtë muaj. Dasma do të zgjasë nga data 24 deri më 26 qershor. Kështu thanë zyrtarët venecianë për CNN. Shumë detaje rreth ceremonisë mbeten të panjohura, por CNN raportoi se dasma mund të zhvillohet në jahtin e tyre prej 500 milionë dollarësh, në të cilin ata pushuan pranë brigjeve të Francës muajin e kaluar. Lista e të ftuarve gjithashtu nuk është publike, megjithëse shumë tabloidë kanë spekuluar se cilët nga miqtë e famshëm të çiftit mund të marrin pjesë. Një burim i paidentifikuar i tha "People" se edhe Ivanka Trump dhe Jared Kushner ishin të ftuar.

Bezos dhe Sánchez u fejuan në maj 2023 në jahtin e tij, ku ai i propozoi martesë me një unazë të madhe diamanti rozë. Çifti bëri publike lidhjen e tyre në janar 2019, pak pasi Bezos njoftoi se ai dhe ish-gruaja e tij prej 25 vitesh, miliarderja Mackenzie Scott, vendosën që të divorcoheshin. Sánchez kishte punuar më parë si gazetare, por ajo u bë pilote helikopteri me licencë në moshën 40-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB