Bota

Dasma kthehet në tragjedi në Tajlandë/ Dhëndri vret nusen, nënën dhe motrën

Ngjarja ndodhi në ditën e dasmës së ish-ushtarit, i cili u largua befas nga ceremonia dhe u kthye me armë, duke qëlluar gruan e tij, nënën e saj, 62-vjeç dhe motrën, 38-vjeç.

f.t
Dasma kthehet në tragjedi në Tajlandë/ Dhëndri vret nusen,
foto ilustruese

TAJLANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tajlandë, ku një ish-ushtar tajlandez vrau bashkëshorten e tij dhe tre të tjerë përpara se t'i jepte fund jetës, shkruan BBC. Ngjarja ndodhi në ditën e dasmës së ish-ushtarit, i cili u largua befas nga ceremonia dhe u kthye me armë, duke qëlluar gruan e tij, nënën e saj, 62-vjeç dhe motrën, 38-vjeç.

Chaturong Suksuk, 29 vjeç dhe Kanchana Pachunthuek, 44 vjeç, u martuan të shtunën në Tajlandë. Plumbat qëlluan edhe dy prej të ftuarve, të cilët u dërguan me urgjencë në spital, por një prej tyre ndërroi jetë.

Sipas policisë vendase, Chaturong ishte mjaft i dehur në momentin kur kreu krimet makabre, por motivi i tij mbetet i paqartë. Paraprakisht sipas disa të ftuarve, çifti kanë debatuar me njëri-tjetrin gjatë festës. Chaturong, raportohet, se kishte problem hendekun e moshës midis tij dhe Kanchana. 

29-vjeçari kishte humbur këmbën e djathtë ndërsa ishte në detyrë me forcën paraushtarake të këmbësorisë së lehtë, e cila patrullon kufijtë e Tajlandës.

Poll

MOS HUMB