
SHBA- Pamjet që po shihni tregojnë momentin e mbërritjes së ish-Presidentit, Donald Trump në spital pas atentatit ndaj tij, ku ai u plagos në vesh. Video po qarkullon në rrjetet sociale, ndërsa shihet se Shërbimi Sekret është i alarmuar dhe në gatishmëri, ndërsa makinat e eskortës që shoqëron Trump kanë ndaluar para derës së spitalit në Butler të Pensilvanisë.
WATCH
— Open Source Intel (@Osint613) July 17, 2024
A patient at the Butler, Pennsylvania hospital captured the tense moment when President Trump arrived. The ER waiting room buzzed with shock and concern as news spread that Donald Trump had been shot. pic.twitter.com/jYcNeB5dbG
Videoja është marrë nga një person brenda spitalit, i cili thotë se ka parë Trump-in e gjakosur në kokë. Në momentin që Trump mbërrin në spital, shihen qytetarët e pranishëm në sallën e pritjes që flasin me njëri-tjetrin teksa shikojnë Trump të shoqëruar nga forcat e sigurisë./ZËRI