Bota

Camorra/ Bosi Francesco Schiavone pendohet pas 26 vitesh, njihet me nofkën “Sandokan”

Tashmë 70-vjeç, Francesco Schiavone është bërë i penduari i drejtësisë, për të garantuar sigurinë e fëmijëvë të tij

E.K
Camorra/ Bosi Francesco Schiavone pendohet pas 26 vitesh, njihet me nofkën
Francesco Schiavone

ITALI- Francesco Schiavone, i njohur si Sandokan dhe kreu i klanit Casalesi, pjesë e mafies italiane, po bashkëpunon me magjistratët pas 26 vitesh.

Sandokan, i cili ndodhet në burg, u arrestua në vitin 1998 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për disa krime. Në vitin 2018 ishte djali i tij Nikolla, i pari në familje që u pendua dhe bashkëpunoi me drejtësinë. 

Në vitin 2021 edhe djali i dytë Walter vendosi të bashkëpunonte. Djemtë e tjerë Emanuele Libero, i cili do të lirohet nga qelia gushtin e ardhshëm dhe Carmine mbeten në burg, ndërsa gruaja e Sandokan, Giuseppina Nappa, nuk ndodhet pas hekurave.  

Ditët e fundit policia ka shkuar në banesën e tij, për t'u propozuar të afërmve të liderit të klanit, përfshirë djalin e tij Ivanhoe, të hynin në programin e mbrojtjes, duke konfirmuar gatishmërinë e Sandokan për të bashkëpunuar me DDA të Napolit.

Vendimi i Francesco Schiavone, një pacient me kancer dhe kujdestar i sekreteve të rëndësishme, mund të jetë gjithashtu një mesazh i synuar për botën e jashtme, veçanërisht për të mos u përpjekur të riorganizojë klanin. Sipas hetuesve, zgjedhja e shefit, të ndaluar në L'Aquila, mund të jetë një mënyrë për të vendosur një gur varri mbi aspiratat e pasardhësve të tjerë të mundshëm.

Bashkëpunimi i Francesco Schiavone, është shpresa e gjyqtarëve, që mund të hedhë dritë mbi disa mistere të pazgjidhura, si vrasja në Brazil në vitin 1988 e themeluesit të klanit Antonio Bardellino, ose mbi lidhjet mes Camorra-s dhe politikës.

I martuar me Giuseppina Nappa, ai kishte gjashtë fëmijë me të (katër djem dhe dy vajza), dy të fundit në arrati. Tashmë 70-vjeçar, ai ka marrë pseudonimin Sandokan, për shkak të ngjashmërisë së tij me aktorin e serialit të njohur televiziv Kabir Bedi.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB