Bota

Bosi i drogës i kërkon ndihmë presidentit në Ekuador për t’u dorëzuar: Më garantoni jetën!

Ndërkohë në përgjigjen e tij presidenti deklaroi se vndi është lodhur nga kriminelët që vendosin kushte.

f.t
Bosi i drogës i kërkon ndihmë presidentit në Ekuador
foto ilustruese

EKUADOR- Zyrtarë të lartë nga Departamenti i Shtetit dhe ushtria amerikane do të udhëtojnë në Ekuador në javët e ardhshme për të ndihmuar kryeqytetin Quito në përballjen me kërcënimin nga bandat e drogës.  

Fabricio Colón Pico, një nga dy bosët kryesorë të drogës të Ekuadorit që u arratisën nga burgu dhe ishin përgjegjës për kaosin në vend, i ka kërkuar Presidentit Daniel Noboa ndihmë për t'u dorëzuar autoriteteve. 

“Nuk kam asgjë për të fshehur, dua të dorëzohem zoti President”, e nis drejtuesi i Los Lobos në një video të publikuar në rrjetet sociale. “Ika se më thanë se do të më vrasin, jeta ime është në rrezik, për asnjë arsye tjetër. Kuptoni zoti President: më garantoni jetën, se nuk do të më ndodhë asgjë dhe unë dorëzohem”, përfundon trafikanti i drogës.

Ndërkohë në përgjigjen e tij presidenti deklaroi se vndi është lodhur nga kriminelët që vendosin kushte.

“Terroristët duhet të trajtohen si terroristë, ne do të veprojmë me vendosmëri. Vendi është lodhur nga kriminelët që vendosin kushtet. Nëse ai dëshiron të dorëzohet, askush nuk po e ndalon”,-deklaroi kreu i shtetit.

Dhuna shpërtheu në të gjithë Ekuadorin këtë javë pasi kreu i një grupi të rrezikshëm kriminale u zhduk nga burgu. U raportuan shpërthime, plaçkitje, të shtëna dhe djegie automjetesh, si dhe pati trazira në disa burgje. Të martën, në Guayaquil, njerëz të armatosur hynë në një studio televizive gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Presidenti Daniel Noboa shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 60-ditore, duke vendosur një shtetrrethim mbarëkombëtar duke autorizuar ushtrinë të patrullojë rrugët dhe të marrë kontrollin e burgjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB