
BRUKSEL- Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka bërë thirrje për një takim "të jashtëzakonshëm" të ministrave të punëve të jashtme të BE-së të martën për të diskutuar sulmet e Iranit kundër Izraelit.
“Objektivi ynë është të kontribuojmë në de-përshkallëzimin dhe sigurinë e rajonit”, thotë Borrell në një postim në mediat sociale në platformën X.
Ndërsa bën me dije se ka telefonuar dhe ministrin e Jashtëm të Iranit Hossein Amir-Abdollahian për t’i kërkuar që situata të mos përshkallëzohet më tej.
“Në emër të shteteve anëtare të BE-së, dënoj në termat më të ashpër sulmet iraniane kundër Izraelit dhe u bëj thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtjen maksimale. Sapo fola me Ministrin e Jashtëm të Iranit, Abdollahian për t'i përcjellë këto mesazhe dhe për t'i kërkuar Iranit që të mos përshkallëzohet më tej”, shkruan Borrell në X.
On behalf of EU Member States, I condemn in the strongest terms the Iranian attacks against Israel and call on all parties to exercise utmost restraint.
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) April 14, 2024
I just spoke to Iran’s FM Abdollahian to convey these messages & urge Iran not to escalate further.https://t.co/spGKwAuMXW