
SHBA- Stuhi e fortë ka përfshirë disa pjesë të Kalifornisë dhe Nevadës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për pasojë, rrugët kryesore në këto dy vende janë pjesërrisht të kalueshme, ndërsa siç raportojnë mediat e huaja, rreth 60 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Një meteorolog i Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së tha se stuhia ishte më e fortë në rajonin malor të Sierra Nevada, ku erërat raportohet se arritën shpejtësinë 305 km/h (190 mph), sakaq në majat më të larta pritej deri në 3 metra borë.
Vendasit janë paralajmëruar për një rrezik të lartë deri në ekstrem orteku në këtë zonë. Një shtrirje prej 121 km e autostradës ndërshtetërore u mbyll të shtunën. Zyra e Patrullës së Autostradës së Kalifornisë, afër kufirit shtetëror me Nevadën, njoftoi përmes një postimi në platformën "X" se personeli i urgjencës dhe karoatrecët e kishin të vështirë të arrinin tek shoferët për shkak të kushteve të stuhisë./ZËRI