Bota

Bilanc tragjik në Turqi, 7 gra u vranë nga partnerët dhe ish-partnerët e tyre, në një ditë të vetme

7 gra u vranë brutalisht në Izmir, Bursa, Sakarya, Erzurum, Denizli dhe Stamboll. Të dyshuarit ishin ose bashkëshortët e tyre aktualë ose të ndarë

E.K
Bilanc tragjik në Turqi, 7 gra u vranë nga partnerët dhe
4 nga viktimat

TURQI- Një rekord tragjik është shënuar gjatë ditës së djeshme në Turqi, ku 7 gra janë vrarë nga partnerëy dhe ish-partnerët e tyre. Krimet në familje kanë ndodhur të martën sipas rrjetit televiziv privat Haber Türk.

“Në total, shtatë gra u vranë brutalisht në Izmir, Bursa, Sakarya, Erzurum, Denizle dhe Stamboll”, raportoi Haber Türk. Qytetet ku kanë ndodhur vrasjen i përkasin perëndimit të Turqisë, ku popullsia konsiderohet më konservatore.

Autorët e dyshuar ishin ose partnerët e tyre ose ish-partnerët me të cilët ishin ndarë, tha rrjeti televiziv, duke postuar emrat dhe fotot e viktimave në faqen e tij të internetit.

Shtatë gratë, të moshës nga 32 deri në 49 vjeç, u vranë me armë ose thika. Tre vrasës u vetëvranë; dy janë arrestuar; i gjashti, i plagosur gjatë arrestimit, u dorëzua.

Në këtë fazë mbetet i paqartë fati i të shtatit, i cili u arratis nga burgu për të vrarë gruan e tij.

Në vitin 2023, platforma për mbrojtjen e të drejtave të grave, kolektivi “Ne do të ndalojmë feminicidet”, numëronte 315 vrasje të grave – 65% u vranë në shtëpitë e tyre – dhe 248 të tjera “vdekje të dyshuara”, të etiketuara si “vetëvrasje” nga autoritetet, por që grupet feministe ia atribuojnë palëve të treta, duke theksuar një rritje të dyshimtë të vdekjeve të grave që binin nga banesat e larta.

Vendi u tërhoq në vitin 2021 nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, ose shkurt Konventa e Stambollit, e cila u kërkon autoriteteve të hetojnë dhe ndëshkojnë plotësisht autorët e sulmeve të dhunshme me viktimat femra.

OJQ-të theksojnë se “në pesëmbëdhjetë vjet, i vetmi vit në të cilin u ul numri i femicideve ishte viti 2011, viti kur u miratua Konventa e Stambollit”./ZËRI 

Poll

MOS HUMB