
UASHINGTON- Një moment pikant ndodhi në Zyrën Ovale teksa presidenti i sapobetuar Donald Trump po nënshkruante urdhrat e tij ekzekutivë. Një gazetar e pyet Trump nëse paraardhësi i tij Joe Biden i kishte lënë një letër, traditë kjo që presidentët amerikanë e ndjekin prej vitesh për pasardhësin e tyre.
Pas kësaj pyetje, Trump nisi të kërkojë në tavolinë dhe e gjeti atë në sirtar, me ironi ai i tha gazetarit se nëse nuk do ia kujtonte, nuk do e gjente atë prej muajsh.
View this post on Instagram
Gazetari: A ju ka lënë presidenti Biden ndonjë letër?
Trump: Mund ta ketë lënë. A nuk lihet në tavolinë? Nuk e di. Faleminderit Piter, mund të kishin kaluar vite pa e parë!
Gazetari: Mund ta lexosh çfarë shkruan jashtë saj?
Trump: Ndoshta mund ta lexojmë të gjithë së bashku. Ose, ndoshta duhet ta lexoj përpara dhe më pas të marr një vendim. Piter, shumë faleminderit, mund të mos e kisha parë për muaj të tërë.
Gazetari: Shpresoj t’ju ndihmojë në kalimin e detyrës.
Trump: Edhe unë i lashë letër, ia lashë në tavolinë. /ZËRI